LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë profesori i Historisë islame, hoxhë Bajrush Ahmeti

Ndërron jetë profesori i Historisë islame, hoxhë Bajrush Ahmeti

Në mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë profesori i Historisë islame, hoxhë Bajrush Ahmeti.

Lajmin e ka konfirmuar djali tij, Ismail Ahmeti përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

“Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi. Ju njoftojme se sot më 01.01.2021 ka vdeke baba jonë Hoxha Bajrush Ef. Ahmeti nga COVID-19! Për shkak të situatës pandemike varrimi do të bëhet vetëm nga rrethi i ngusht familjar sot në ora 14:00. Kërkojmë mirëkuptim nga të gjithë se të pame nuk do të ketë”, ka shkruar Ahmeti.


Ndërkaq, hoxha Bajrush Ahmeti lindi më 12.06.1940 në Orllan të Podujevës, ndërsa shkollën fillore e filloi në fshat dhe e përfundoi në Prishtinë. Të mesmen e kreu Medresenë e Mesme “Alauddin” në Prishtinë në vitin 1967. Në vitin 1968 filloi studimet në Universitetin e Bagdadit, ku edhe diplomoi në degën e Jurisprudencës Islame në vitin 1972. Në vitin 1972 filloi mësimdhënien në Medresenë e Mesme “Alauddin”, ku kontriboi deri në pension, në vitin 2005.

Hoxha pas vetes la një thesar librash, prej tyre: Historia islame 1, Historia islame 2, Historia islame 3,  Historia islame 4, Njëqind e një hadithe, përkthim e komentim, Vështrim kulturoro-historik mbi formimin dhe përhapjen e disa fraksioneve në historine islame, Perandoria osmane dhe përhapja e Islamit në trojet shqiptare dhe në viset fqinje, Kadijanitë (Ahmeditë) dhe shumë artikuj nëpër revista shkencore, kryesisht të historise islame. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori