LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë në moshën 26 vjeçare këngëtari Sean Martin

Ndërron jetë në moshën 26 vjeçare këngëtari Sean Martin
Foto: Instagram

Këngëtari i “Night Cafe”, Sean Martin, ka vdekur ‘papritmas’ në moshën 26-vjeçare.

Anëtarët e grupit kanë zbuluar lajmin shkatërrues në një deklaratë të hënën, dhe i kanë bërë një nderim emocional ‘mikut të tyre më të mirë të fëmijërisë’.

Kitaristi Josh Higgins, 26 vjeç, bateristi Carl Dillon, 27 vjeç dhe basisti Arran O’Connell, 26 vjeç, ndanë një deklaratë të përbashkët të reflektuar mbi ‘shumë kujtime’ që ata bënë larg muzikës.


“Të shkatërruar të ndajmë vdekjen e papritur të mikut tonë më të mirë Sean. Fjalët nuk mund ta përshkruajnë dhimbjen që po ndiejmë tani”, thuhet në deklaratë.

“Ne kërkojmë nga të gjithë që të respektojnë privatësinë e familjes dhe miqve të Sean gjatë kësaj kohe të vështirë”.

Foto: Instagram

“Sean nuk ishte vetëm shoku ynë i grupit, ai ishte shoku ynë më i mirë i fëmijërisë me të cilin ndamë kaq shumë kujtime para se të fillonte grupi. Kemi krijuar shumë kujtime të tjera gjatë rrugës dhe kemi arritur gjëra për të cilat vetëm kemi ëndërruar që do t’i ruajmë përgjithmonë”, thuhet mes tjerash në deklaratë.

“The Night Cafe”, që mori frymëzim për emrin e grupit të tyre nga piktura e famshme e Vincent van Gogh, festoi një dekadë si grup këtë vit.

Foto: Instagram

Gjatë asaj kohe, ata lansuan ‘EP’-të “Get Away From The Feeling” dhe “Bunkbed” në 2017 dhe 2018 respektivisht, dhe vitin e ardhshëm hodhën albumin debutues solo “0151”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Magazina
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina
Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Magazina

"Slava Ukraini", aktorja Daryl Hannah del jashtë skenarit të 'Oscars 2025' dhe "godet" Trumpin me një deklaratë në skenë

Magazina
Kalo në kategori