LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë Laura Antonelli, “Malizia” e kinemasë

Ndërron jetë Laura Antonelli, “Malizia” e kinemasë

Ndërroi jetë në Ladispoli në moshën 74 vjeçare aktorja italiane Laura Antonelli. E njohur si divë e kinemasë në vitet '70- '80, ajo arriti një popullaritet të madhe me filmin “Malizia”, ndërsa më tej përfundoi në krizë depresive dhe probleme me drogën.

Trupi i saj u gjet i pajetë nga kujdestarja, ndërsa në banesë mbërriti policia për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

E lindur në 28 nëntor 1941 në Pola, qytet i Istria, ajo bënte pjesë në bukuroshet italiane që vinin nga kjo zonë, bashkë me Alida Valli Sylva Koscina dhe Femi Benussi.

Ishte viti 1973 kur fytyra dhe trupi i Laura Antonelli hynë në historinë e kinemasë. Me “Malizia” të Salvatore Samperi, Laura Antonelli solli një fitim prej 6 miliardë liretash për producentët, duke bërë që filmi të hyjë në “cult movie”, më të bukurit në histori. Në këtë film Laura Antonelli u zhvesh e gjitha pas 70 minutash film, por pavarësisht kësaj kjo skenë është censuruar gjithmonë.


Nga ky film kujtohen skena që cilësohen seksi dhe në të njëjtën kohë ai shërbeu si frymëzim për komeditë seksi italiane.

Laura ka interpretuar në komeditë italiane "Grandi Magazzini", "Rimini Rimini"dhe "Roba da Ricchi" etj.

Në 27 prill 1991 në shtëpinë e saj në Cerveteri, u gjet kokainë dhe ajo u arrestua duke u dënuar me tre vjet e gjashtë muaj burg. Nëntë vite më vonë Gjykata e Apelit në Romë e njohu si konsumatore të rregullt dhe jo si shpërndarëse droge. Por qysh nga problemet me drejtësinë, ajo nuk e mori më veten. /koha.net/