Ndërrim apo korrigjim i kufijve në Ballkan
Kur para disa kohe anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Dana Rohrabaker, i nisur nga realpolitika kishte propozuar si zgjidhje të mundshme për stabilizim të raporteve mes dy shteteve të Ballkanit, pra të Kosovës dhe Serbisë, ndërrimin e territoreve, kisha shkruar se jo ndërrimi, por korrigjimi i kufijve në Ballkan është zgjidhja më e mirë.
Siç e dimë historia e kufijve është histori e luftërave, histori e krimeve, histori të cilën popujt e Ballkanit e kanë përjetuar në lëkurën e tyre, por kufijtë janë të një rëndësie të veçantë. Nuk janë vetëm vendet e Ballkanit të cilat kanë probleme me kufij, edhe Evropa e ka një histori të errët për kufij. Kur në Berlin u ngrit muri ndarës – për atë kufi që historia do ta mbajë mend sa të jetë jeta – i tërë perëndimi u angazhua të heq qafe atë kufi. Jeta e këtij muri mori fund me 1989, e me këtë rast u shemb një kufi.
Kufijtë me dallime të pakta nga ai i Murit të Berlinit, kanë vazhduar edhe më pas. Pas këtij muri, edhe pse e prezentuar si jo dashamire e kufijve, Evropa e Bashkuar e vendosi Murin e Schengenit. Mur, i cili po u kërkon vendeve të Ballkanit standarde për t’u kaluar, dhe bile standarde jo të lehta. Ballkani, kjo hapësirë ku kufijtë kanë një histori të errët, ku kufijtë kanë harmonizim të pavend, sidomos duke ju falënderuar vendimeve të Evropës po mundohet të plotësoj standardet e vendosura. Arritjet janë mjaft të vogla. Nuk dyshoj, që këto vende kanë ende shumë për të bërë, mirëpo disponimi i qasjes ndaj këtyre standardeve, nga vendet e ndryshme të rajonit është i ndryshëm. Ajo e cila po u interferon vendeve të rajonit drejt përparimit është Republika e Serbisë. Nuk dyshoj që Evropa e cila në bagazhin e saj ka shumë “gjynahe” nga Ballkani e di shumë mirë pozitën e të gjitha shteteve të rajonit, e sidomos ndaj problemit të kufijve.
Pas një pauze jo të gjatë, që prej kurë Kongresisti amerikan, Dana Rohrabaker, propozoi ndërrimin e teritoreve si zgjidhje të mundshme për stabilizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, prapë këto ditë kemi zëra që luajnë në këtë kartë. Duke u nisur nga faktet reale që vine nga tereni, propozimi duket si një dritë në fund të tunelit, por gjërat do të mund të merrnin një kahje tjetër.
Faktet reale të cilat i ofron pozita e shteteve të Ballkanit dhe padrejtësitë që historia i ka bërë ndaj këtyre shteteve, korrigjimi i kufijve është opsion i paanashkaluar, mirëpo gjërat duhet pare me gjakëftohësi dhe me dioptrin e integrimeve. Të thuash që probleme nuk ka është apsurd. Marrim si shembuj vetëm disa prej problemeve. Bosnja dhe Hercegovina ka probleme të cilat si pikë referimi kanë ndarjet, qoftë me Serbinë apo Kroacinë. Kroacia ka probleme me Slloveninë, e me siguri që do t’i bëjë probleme edhe Serbisë edhe Bosnjës në një të ardhme. Kosova ka problem veriun e saj. I.R.J e Maqedonisë ka një pozitë të ngjashme me Bosnjën. Serbisë e cila gjatë viteve të ’90 jo për të korrigjuar me të drejt kufijtë e saj, por për të ngopur apetitet bëri krime në Kroaci, gjenocid e urbicid në Bosnje e Hercegovinë, gjenocid dhe eksod të popullatës në Kosovë, ende nuk ka shuar apetitet e saja.
Renditja e problemeve që kamë përmendur më jep të drejt të kërkoj korrigjim të kufijve në Ballkan, por edhe duke qenë i bindur se Bashkimi Evropian, për të cilen kemi krijuar përshtypje se atje edhe m… i vjenë era ndryshe nga këtu, me cinizëm do të na mbajë larg. BE nuk do ta pranonte në gjirin e saj një Bosnje çfarë është tani, as një Kosovë çfarë është tani, as një Kroaci me problemet që ka me fqinjin e saj, as një Maqedoni e cila ka probleme nga katër anët e saj, për veç me Shqipërinë, por as një Serbi me pretendimet e saja të egra ndaj vendeve fqinje.
Kufijtë duhet të korrigjohen në tërë Ballkanin, e jo të kërkohet ndonjë transfer i territoreve, siç propozohet nga disa qendra. Sipas efektit domino, një gjë të tillë do të kërkonte Serbia ta bëjë me Bosnjën dhe Hercegovinën duke i marrë asaj të ashtu-emëruarën Republika Serbe e duke i dhënë pjesën e Sanxhakut që i ngeli asaj kur u shpërbë bashkësia shtetërore Serbia dhe Mali i Zi.
Ndërrimi i territoreve është joproduktiv, korrigjimi i kufijve do të dridhte zemrat e jo realistëve, por do të qetësonte rajonin. Kosova e shpalli pavarësinë e saj me 17 shkurt të vitit 2008, por shpirti i popullit shumicë e do korrigjimin e kufijve, e di se Kosova lindore duhet të jetë pjesë e asaj që i përket. I.R.J. e Maqedonisë është shteti më artificial i rajonit, atë si shtet e mbajnë shqiptarët. Edhe shqiptarët në Mal të Zi do të donin që padrejtësia e Kongresit të Berlinit të korrigjohej.
Historia e kufijve është histori e luftërave, por nëse si opsion i mundshëm merret ndërrimi i teritoreve, atëher, më i pastër është korrigjimi i kufijve në Ballkan. Edhe pse Bashkimi Evropian po na jep leksione për mos rëndësinë e kufijve, kufijtë kanë pas e do të kenë rëndësi të veçantë. Me vendosjen e kufijve të cilët nuk ndajnë, por stabilizojnë, kjo pjesë e Europës do qetësohej e do të përparonte.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?