LAJMI I FUNDIT:

Ndërkombëtarët lënë negociatat: Kërkesat e Bashës për OMN, të papranueshme

Ndërkombëtarët lënë negociatat: Kërkesat e Bashës për OMN, të papranueshme

Kryetarët e tri partive politike vendosën të rinisnin negociatat mes ekspertëve për të gjetur një marrëveshje për reformën në drejtësi, por këto negociata po bëhen pa praninë e ekspertëve ndërkombëtarë.

Top Channel ka mësuar se, përfaqësuesit e Komisionit amerikan të Drejtësisë dhe Bashkimit Europian nuk do të rikthehen më në tryzën e negociatave me ekspertët e tri partive, sepse ata i konsiderojnë të papranueshme dy kërkesat e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kërkesa e parë është për lënien jashtë kornizës kushtetuese të rolit të Operacionit të Monitorimit Ndërkombëtar (OMN), ndërsa e dyta për rolin e tyre në praktikë.


Ekspertët e misionit amerikan të drejtësisë dhe Bashkimit Europian u larguan në orën 3 të mëngjesit të sotëm nga tryeza e negociatave.

Gjatë ditës, paralelisht me negociatat politike u vijua me negociatat teknike, por ekspertët konfirmuan për Top Channel se e kanë mbyllur procesin e negociatave, për shkak se nuk mund të quajnë të negociueshme dy pikat që kundërshton Partia Demokratike dhe kryetari i saj, Lulzim Basha.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori