LAJMI I FUNDIT:

Ndërhyrja kirurgjikale që iu zgjat jetën personave mbipeshë

Ndërhyrja kirurgjikale që iu zgjat jetën personave mbipeshë

Operacioni dobësues për ngushtimin e stomakut, i njohur ndryshe si bypass gastrik, i cili bëhet për gjithë personat mbipeshë në fazë të rënduar, është një ndërhyrje që zgjat jetën.

Ky operacion redukton dukshëm rrezikun e vdekjes krahasuar me personat që nuk e bëjnë një ndërhyrje të tillë.

Ky fakt tregohet nga një studim amerikan, i botuar në revistën shkencore “American Journal of Surgery”, i drejtuar nga Peter Hallowell, i University of Virginia Health System në Charlottesville.

Studimi është zhvilluar mbi 1000 persona obezë, gjysma e të cilëve i ishin nënshtruar bypass-it gastrik për dobësim, shkruan Noa.


Shkalla e vdekshmërisë mes dy grupeve të personave obezë, të operuar dhe jo, u ndoq për disa vite, duke zbuluar një jetëgjatësi më të madhe tek personat e operuar.

Pas pesë vitesh nga ndërhyrja 2.2% e personave të operuar gjetën vdekjen, përkundër 6.7% të personave të paoperuar të cilët humbën jetën.

Ndërsa pas dhjetë vitesh ndërruan jetë 6.5% e personave të operuar, përkundër 12.7% e personave obezë që nuk i ishin nënshtruar një ndërhyrje. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori