Ndryshimet pozitive në stilin e jetesës, si mbajtja e një diete të shëndetshme dhe ushtrimi i moderuar, mund ta ngadalësojnë procesin e plakjes, konkludohet nga studimi i publikuar në revistën “Lancet Oncology”.
Hulumtuesit nga Universiteti i Kalifornisë kanë zbuluar se disa ndryshime në stilin e jetesës mund ta rrisin gjatësinë e telomereve. Për nevoja të studimit, autorët e studimit analizuan dy grupe të njerëzve të diagnostikuar me kancer të prostatës me rrezik të ulët, transmeton koha.net. Në asnjërin grup nuk kishte trajtime konvencionale të kancerit, si kirurgjia apo rrezatimi
Nga të intervistuarit në grupin e parë u kërkua të ndryshonin stilin e jetesës së tyre duke futur në dietë drithëra, fruta dhe perime, duke ushtruar në mënyrë të moderuar, duke i menaxhuar situatat stresuese nëpërmjet teknikave të veçanta, si meditimi dhe joga, duke qenë më intimë dhe duke u socializuar më shumë me njerëz të tjerë.
Të anketuarit e grupit të dytë nuk aplikuan asnjë ndryshim. Hulumtuesit matën gjatësinë e telomereve në fillim të studimit dhe përsëri në fund, pas pesë viteve.
Studimi tregoi se në grupin që aplikoi ndryshimet në mënyrën e jetesës erdhi deri tek zgjatja e telomereve me 10 për qind, ndërsa tek meshkujt të cilët nuk i kishin ndryshuar shprehitë e tyre erdhi tek një reduktim prej 3 për qind.
Sa më shumë ndryshime pozitive kishin aplikuar të anketuarit në stilin e jetesës së tyre, zgjatja e telomereve ishte më e lartë. Telomeret janë të vendosura në skajet e kromozomeve, duke i mbrojtur ato nga dëmtimi dhe duke e kontrolluar procesin e plakjes. Nëse telomeret shkurtohen apo dëmtohen, qelizat plaken dhe vdesin, duke e shkaktuar procesin e plakjes.
Hulumtuesit theksojnë se një hulumtim i mëtejshëm, i cili do të përfshinte një numër të subjekteve të ndryshme, do të ishte i dobishëm në zbulimet e ardhshme të ndikimit të stileve të jetesës në gjatësinë e telomereve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania