LAJMI I FUNDIT:

Ndahen çmimet e modës britanike

Ndahen çmimet e modës britanike

Në Londër, u ndanë çmimet e modës britanike. Në Coliseum ishin të ftuar modele, këngëtare, aktore e stilistë, të gjithë të veshur me elegancë dhe stil.

Ishte Victoria Beckham, ajo që fitoi një prej çmimeve më të rëndësishme të modës britanike, atë të Markës së Vitit.

Cara Delevigne u përzgjodh modelja më e mirë, ndërsa aktorja Emma Watson mori çmimin e Modës Britanike.


Stilisti ndërkombëtar u përzgjodh Nicolas Ghesquière, stilistja më e mirë për gra Erdem, ndërsa në veshjet e meshkujve J.W Anderson.

Ndër stilistët e rinj u vlerësuan Marques’ Almeida dhe Craig Green. Alexander McQueen u vlerësua për veshjet e Tapetit të Kuq. Anna Wintour gjithashtu u vlerësua me çmimin special për kontributin e saj në modë. /Telegrafi/