LAJMI I FUNDIT:

Ndahen 62 kupona për të porsalindurit në Kisella Vodë, dorëzimi i kërkesave brenda 90 ditëve

Ndahen 62 kupona për të porsalindurit në Kisella Vodë, dorëzimi i kërkesave brenda 90 ditëve

62 kupona të reja për të porsalindurit janë ndarë sot në Komunën Kisella Vodë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kuponat me vlerë prej 6 mijë denarësh i ka ndarë kryetarja e komunës, Biljana Beliçanec-Aleksiq. Projekti është pjesë e programit nga sfera sociale e komunës, e sjellur me propozim të kryetares, kurse njëzëri e mbështetur nga Këshilli i komunës. Deri më tani, janë ndarë 2 mijë e 47 kupona, njofton AIM.

Qëllimi i projektit është të ndihmohen prindërit e rinj për nevojat fillestare, të cilët vijnë së bashku me të porsalindurit.


Së bashku me kërkesat, prindërit duhet të dorëzojnë në shqyrtim, letër njoftim të vlefshëm ose dokumente tjera për identifikim personal, çertifikatë nga libri amë, si dhe fotokopje të fletë pagesës. Afati për dorëzimin e kërkesave është 90 ditë, nga momenti i lindjes. /Telegrafi/