LAJMI I FUNDIT:

NBA: Cavaliers fitojë edhe pa James

NBA: Cavaliers fitojë edhe pa James

Cleveland Cavaliers i kanë bërë ballë mungesës së MVP-së LeBron James për të shënuar fitore të ngushtë 97-95 ndaj San Antonio Spurs.

Me James që qëndroi jashtë loje për të dytën ndeshje radhazi për shkak të lëndimit në gju, Cavaliers u udhëhoqën nga Mo Williams me 17 pikë dhe Delonte West me 16 në fitoren e 50-të të sezonit (15 humbje).

Manu Ginobili ishte shënuesi më i mirë në ndeshje me 38 pikë për Spurs, të cilët po ashtu ishin pa Tony Parker për shkak të lëndimit. Humbja është e 25-ta e sezonit për Spurs krahas 36 fitoreve./Telegrafi/