LAJMI I FUNDIT:

NBA: Boston prish festën e James

NBA: Boston prish festën e James

Boston Celtics ka prishur festën e LeBron James duke e mposhtur ekipin e tij Cleveland Cavaliers me rezultat 104-86 në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së play-offit në Konferencën Lindore.

James mbrëmë pranoi trofeun MVP i sezonit, por nuk arriti ta shtojë gëzimin duke shënuar edhe fitore, pasi u mposht nga Celtcis që barazuan në 1-1 serinë e ndeshje të këtij rundi gjysmëfinal.

Rajon Rondo shënoi 13 pikë dhe 19 asistime, ndërsa Ray Allen pati pikët më të larta për Boston, 22. James përfundoi ndeshjen me 24 pikë për Cavaliers. /Telegrafi/