LAJMI I FUNDIT:

NATO do të mbajë takim urgjent për shkak të tërheqjes së SHBA-së nga traktati Qiej të Hapur

NATO do të mbajë takim urgjent për shkak të tërheqjes së SHBA-së nga traktati Qiej të Hapur

Ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s janë të ftuar në një takim urgjent të premten pas njoftimit për tërheqjen amerikane nga marrëveshja “Qiej të Hapur” për shkak të mosrespektimit të Rusisë në marrëveshje, raporton AFP.

“Takimi u thirr për të premten pasdite për të analizuar pasojat e vendimit të SHBA-së, i shpallur nga presidenti Donald Trump”, transmeton Telegrafi.

SHBA po tërhiqet nga një tjetër traktat i madh i armëve
Lexo po ashtu SHBA po tërhiqet nga një tjetër traktat i madh i armëve

“Rusia nuk e respektoi marrëveshjen”, tha presidenti amerikan.


“Nëse ata nuk e respektojnë atë, ne po tërhiqemi”, shtoi ai, duke specifikuar se tërheqja do të ndodhte në gjashtë muaj.

Marrëveshja “Qiej të Hapur” është nënshkruar nga 35 vende dhe ajo mundëson verifikimin e lëvizjeve ushtarake dhe masat e kufizimit të armëve të vendeve nënshkruese.

Donald Trump nuk e ka mbyllur derën për të negociuar një marrëveshje. Në NATO, kritikohet vendimi amerikan.

Të gjithë aleatët u kërkuan Shteteve të Bashkuara të mbeten palë në marrëveshje, shpjegoi një burim diplomatik.

Presidenti amerikan tashmë ka tërhequr Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja shumëpalëshe mbi programin bërthamor të Iranit dhe nga marrëveshja e INF për raketat tokë-ajër me rreze të mesme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Evropa
Arrestohet burri në Londër që goditi në fytyrë kamarierën me pjatën plot ushqim

Arrestohet burri në Londër që goditi në fytyrë kamarierën me pjatën plot ushqim

Evropa
Komandanti i ushtrisë ukrainase thotë se vetëm në janar neutralizuan 15 mijë trupa ruse – publikon pamjet nga betejat e ashpra

Komandanti i ushtrisë ukrainase thotë se vetëm në janar neutralizuan 15 mijë trupa ruse – publikon pamjet nga betejat e ashpra

Evropa
Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Amerika
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Kalo në kategori