LAJMI I FUNDIT:

Nancy Bishop ekskluzivisht ne Pri Film Fest!

Nancy Bishop ekskluzivisht ne Pri Film Fest!

Prishtina International Film Festival sjell për herë të parë në Kosovë një përzgjedhëse të roleve filmike të kalibrit botëror!

Nancy Bishop është një emër shumë i suksesshëm në botën e filmit, duke qenë se ka realizuar casting për rreth 100 prodhime të famshme kinematografike dhe televizive: këtu flasim për filma të cilët kanë qenë sukses në box office po aq sa në kritikë.

Ajo është përzgjedhur si drejtoreshë casting-u nga regjizorë si Roman Polanski, Ridley Scott apo Brad Bird (regjizori i serisë së filmave aksion “Mission Impossible”).


nansi 2

Më poshtë mund të mësoni rreth biografisë së Nancy Bishop dhe filmografisë së saj.

Nancy Bishop ka studiuar aktrim dhe regji në University of Michigan dhe në National Theatre Institute. Në vitin 1990 ajo nisi të punojë si aktore, regjisore dhe mësusese aktrimi në Chicago.

Ajo ka ndihmuar në krijimin e dy kompanive teatrore shumë të rëndësishme si HYPERLINK “http://www.strawdog.org/” Strawdog Theatre dhe HYPERLINK “http://theateroobleck.com/news”Theater Oobleck.

Karriera e Bishop përfshin tituj të famshëm dhe të dashur po aq sa aktorët që ajo ka përzgjedhur për të qenë pjesë e tyre.

nansi 3

Ndër to mund të përmenden:

“Blade II, New Line” ku ka bashkëpunuar me regjizorin Guillermo Del Toro, “League of Extraordinary Gentlemen” ku u përzgjodh aktori Sean Connery, “Van Helsing”, “Oliver Twist” ku u përzgjodh Sir Ben Kingsley, “GI Joe” ku u përzgjodh Sienna Miller, “Mission Impossible IV: Ghost Protocol”, “Babylon AD” ku nga casting i realizuar prej Nancy Bishop u përzgjodh Vin Diesel, “Last Holiday” me Queen Latifah, “The Illusionist” me aktorin e jashtezakonshem Eduart Norton, “Wanted” ku ka realizuar casting-un e Angelina Jolie, “Hannibal Rising”, “Bourne Identity” ku u perzgjodh Matt Damon, “James Bond: Casino Royal”, “Tristan and Isolde”, “Hellboy”, “Shanghai Knights” me Jackie Chan, “XXX”, “Pink Panther”, “Bad Company” me Chris Rock, por edhe komedi romantike apo filma për fëmijë si “Euro Trip”, “Chasing Liberty” apo “The Prince and Me” dhe “The Chronicles of Narnia: Prince Caspian”.
Për punën në serialin “Anne Frank: The Whole Story”, Nancy Bishop është nominuar për një Emmy Award në kategorinë e casting-ut më të mirë.

Ajo ka krijuar programin “Aktrimi për Film” i cili zhvillohet në Shkollën e Filmit në Pragë.

Nancy është anëtare aktive e International Film Festival Circuit, Casting Society of America dhe the HYPERLINK “http://www.shooting-stars.eu/en/casting_directors_network.php”International Casting Directors Network.

Në trend Magazina

Më shumë
Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Magazina
Unikkatili prek me fjalët për të vëllanë: Zbrazëtia që ndjej e sytë e mi të përlotur i shihni vetëm ti dhe Zoti

Unikkatili prek me fjalët për të vëllanë: Zbrazëtia që ndjej e sytë e mi të përlotur i shihni vetëm ti dhe Zoti

Magazina
“Nuk është normale që një burrë 51 vjeç për 24 orë të puth tre burra” - banorët hedhin dyshime për orientimin seksual të Laertit

“Nuk është normale që një burrë 51 vjeç për 24 orë të puth tre burra” - banorët hedhin dyshime për orientimin seksual të Laertit

Magazina
Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen reagon i tërbuar pas aludimeve se gruaja e tradhtoi me trajnerin personal

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen reagon i tërbuar pas aludimeve se gruaja e tradhtoi me trajnerin personal

Magazina
Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

Magazina
Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Magazina
Kalo në kategori