LAJMI I FUNDIT:

Nait Hasani, kryetar i PDK-se për Prizren?

Nait Hasani, kryetar i PDK-se për Prizren?

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh anëtar i Kryesisë Qendrore të PDK-së, Nait Hasani, publikisht ka shpallur kandidaturën për t’u bërë kryetar i Degës së PDK-së në Prizren.

Ai i tha se dega e PDK-së në Prizren është një degë e madhe, por jo edhe aq e konsoliduar. Kurse, kandidaturën e tij e ka bërë pas takimeve dhe përkrahjes së qytetarëve të kësaj komune.

“Kandidaturën time për kryetar të PDK-së në Prizren e kam bërë para disa jave në televizionet lokale dhe kam kandiduar për këtë pozitë sepse mendoj që mund të kontribuoj shumë për qytetin tim”, ka thënë Nasani për “Kosovapress”.

Ish i burgosuri politik, Nait Hasani u ndal edhe te disa deklarata që thonë se ai ka tërhequr kandidaturën e tij për kryetar të degës së PDK-së në Prizren, duke thënë se ato janë deklarata të pavërteta nga njerëz të papërgjegjshëm.


“Këto dezinformata behën me qëllim që të krijon huti tek njerëzit në Prizren e më gjerë por unë nuk kurrë nuk do të tërhiqem dhe kurrë nuk do të ndalem së punuari për qytetin tim”, ka thënë ai, duke shtuar se PDK-ja është në rrugën e profilizimit e cila ka treguar se di të qeverisë me Kosovën dhe të jetë në shërbimet interesave për të gjithë qytetarët e saj.

Ndryshe, në garë për të marrë postin e kryetarit të degës, përveç Nait Hasanit, kandidat pritet të jetë edhe Agim Zogaj, Ramadan Muja dhe kryesuesi Nijazi Kryeziu. /Telegrafi/