Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë kërkuar nga ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, që të ndryshojë udhëzimin administrativ të vitit 2010 për shkak të mossaktësimit për bartjen e shamisë në shkolla.
Mungesa e specifikimit me ligj për bartjen e shamive në shkolla sipas deputetëve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, po lë jashtë bankave shkollore shumë vajza në komuna të ndryshme të Kosovës.
Lidhur me këtë, ministrja Nagavci tha se do të angazhohen që e drejta për shkollim të mos i mohohet asnjë fëmije, asnjë vajze, porse nuk specifikoi nëse mbështet apo jo bartjen e shamisë në shkolla.
Nagavci tha se prej marrjes së detyrës nuk kanë ndonjë statistikë dhe informatë për moslejimin e vajzave me shami për të gëzuar të drejtën e tyre për shkollim.
“Rezultatet janë larg pritjeve të dëshiruara. Nuk kemi ndonjë informatë për çështjen që ju e adresoni se ka ndonjë problem”, tha ajo.
Ministrja Nagavci tha se secili person gëzon të drejtën për shkollim me rregull dhe pa asnjë kufizim.
“Ky udhëzim e përcakton mbarëvajtjen e punës në institucionet shkollore. Aty ndalohet përdorimi i telefonit, veshjes ekstravagante dhe veshjes fetare. Kjo mund të duket si shkelje e të drejtave të njeriut, por ne synojmë që e gjithë vëmendja të jetë tek procesi mësimor. Në këtë linjë rekomandohet edhe mbajtja e uniformës, dhe fëmijë konsiderohet çdo person deri në moshën 18 vjet, dhe atëherë mund të marrin vendimin vet. Nuk kemi ndonjë të dhënë zyrtare që ndonjë fëmije i është ndaluar vijimi i mësimit për shkak të shamisë[…]Ndoshta është mirë që të punojmë bashkë ndoshta edhe pa praninë e mediave, që të mos japim deklarata të cilat shkojnë në kurriz të fëmijëve”, tha ajo.
Kryetarja e Komisionit, Duda Balje tha se mungesa e një ligji ka bërë që të jetë kompetencë e drejtorëve të shkollave për të vendosur se a i lejon vajzat me shami në shkolla apo jo.
“Është shkelje e të drejtave nëse e ndalon një vajzë me shku në shkollë. Tani është uniforma, duhet me bisedu a është shamia pjesë e uniformës. Këto dëshirojmë me i specifiku më ligj dhe asnjë vajzë të mos mbetet jashtë shkollës.
“Unë i kam emrat dhe mbiemrat dhe komunat ku drejtorët nuk kanë lejuar vajzat të vijojnë mësimin. Në çfarë baze kanë marrë të drejtën drejtorët, mos me i leju vajzat me shku në shkollë. Nëse Ministria nuk ka pasur nuk mundemi me e barazu telefonin me shami. Unë këtë nuk mundem me e pranu personalisht si femër në Kosovë. Ne jemi në Kosovë, 95 përqind e popullit është myslimane. Ne si Kosovë nuk kemi bërë mjaft për vajzat, femrat dhe nënat. Kemi diskriminuar këtë pjesë të shoqërisë”, tha Balje.
Deputetja Ariana Musliu-Shoshi u interesua të marrë një përgjigje përfundimtare nga ministrja Nagavci lidhur me atë se a mbështet vijimin e mësimit të vajzave me shamia në shkollë.
“Mua më kanë shkruar disa vajza të nivelit të klasës së 5,6,7 që nuk janë leju të vijojnë mësimin në shkolla. Unë i kam dy pyetje: sa ankrsa keni pranuar nga vajzat që nuk janë lejuar të shkojnë në shkollë për shkak të shamisë dhe a do ta lejoni shaminë në shkolla[…]A do të merrni ndonjë veprim ndaj këtyre drejtorëve që nuk i kanë leju vajzat me shku në shkollë”, tha ajo.
Nagavci kërkoi që të mos vijë askush në përfundim për diçka që nuk e ka thënë.
“Nuk është një çështje ku mund të jap një mendim se çfarë do të bëj, ne duhet të sigurohemi se çfarë do të bëjmë për fëmijët. Ne do të angazhohemi që e drejta për shkollim të mos i mohohet asnjë fëmije, asnjë vajze. Nuk do të lejojë që për asnjë interes politik të merren vendime në kurriz të fëmijëve, theksoi ajo.
Kurse deputeti nga radhët e VV-së, Eman Rrahmani tha se e gjithë kjo problematikë vjen nga udhëzimi administrativ i vitit 2010, në kohën e ministrit Ramë Buja.
“Kërkesa jonë është që ky udhëzim administrativ të ndryshohet. Kjo nuk është që ka të bëjë me çështje fetare, por me çështjen e të drejtave të njeriut. Nëse e gjeni një shembull se ku është e ndaluar bartja e shamisë në shkolla në vendet e Evropës është mirë të na e sillni. Ky ndryshim do të duhej të bëhej qysh në fillim. U tha që 80 përqind e tregut të punës kanë mungesë të femrave, por pikërisht moslejimi i vajzave me shamia për të ndjekur shkollimin kontribuon në këtë”, tha ai. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zgjedhjet e 9 shkurtit – fushata e subjekteve politike e shoqëruar me akuza, gjoba dhe gjuhë të urrejtjes
PTHP me hetim ndaj një 55 vjeçari për posedim dhe tregtim të paautorizuar të armëve
Koalicioni për “Kosovën Fituese” sot mban tubimin e radhës në Kamenicë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova