Na ishte seç na ishte njëherë
Zakonisht rrëfimet nga përrallat fillojnë kështu dhe përfundojnë në atë mënyrë që ngjarja të jetë patjetër një përrallë sa më e bukur.
Ka heronj që sfidohen deri në fund të rrëfimit, por ja që rrëfyesi nuk e ka zor që atij t’ia jap shkopin magjik me të cilin ndryshohet rrjedha e ngjarjes dhe përmbyset ecuria e ndodhive fillim e fund, megjithatë kjo ngjet kështu vetëm në përralla.
Edhe sajimi i një enciklopedie nga institucioni i Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, kësaj radhe i ngjante një përralle të pakëndshme.
Ky shtet, i cili ka kohë që humb kohën të behet një gjel i hershëm i mëngjesit, por gjithnjë i veshur me pendla të huaja, nuk i ngjason sojit të vetë, dhe çdo ditë e më shumë po e forcon këtë bindje tek të tjerët, sidomos te fqinjët që ia njohin kumbimin e zërit.
Veprimi i fundit i manifestuar me modelin e një enciklopedie, është produkt i një mentaliteti të konzervuar dhe të konvertuar në variantin e demokratik, i cili në esencë kamuflon tendencat për hegjemonizim të vlerave dhe mohim të kaluarës së popullit shqiptar, duke ia vënë gërshërët historisë në periudha të hershme, të cilat janë ndërtuar pa maqedonasit e sotëm.
Kësaj radhe kjo sajesë shtetërore, ka dëshmuar afinitete separatiste dhe ç’integrusese duke dëshmuar se bënë bashkëjetesë të rrejshme me shqiptarët, dhe atë nuk e obligojnë marrëveshjet e lidhura më faktorët ndërkombëtar për një shtet multietnik.
Ky provokim nuk është vetëm shkencor sa është politik, dhe vë në dyshim përpjekjet e brendshme të stimuluara ekonomikisht dhe politikisht nga jashtë për funksionalizim të projektit të shtetbërësve të dalë nga Marrëveshja e Ohrit.
E përkëdhelur gjatë, si një vajzë e llastuar, Maqedonia asnjëherë nuk ka ndërtuar një politikë kohezive shtetërore, e cila nuk lëkundet para ndikimeve të jashtme, dhe ngecja në një pozicion të tillë, do të prodhojë krizë dhe jostabilitet për veten dhe fqinjët.
Rrëfimet idilike për historinë dhe shteformimin, të shpjeguara në veten e parë sipas enciklopedisë maqedonase, janë një deformim i dijeve shkencore, e cila e shtyn të menduarit kah një qasje, që mohon proceset integruese dhe i grupizon forcat politike me synime në zhbërjen e shtetit.
Mentaliteti i politikes maqedonase udhëhiqet nga idetë e së kaluarës dhe reflekton ecje në kahet e kundërta me filozofinë e re evropiane.
Me ambicie që të jetë pjesë e organizmave më relevant ndërkombëtar, Maqedonia po e vë botën në lathitje duke lënë përshtypje se i ka arritur të gjitha standardet e një demokracie të përparuar, ndërsa veprimet e brendshme në raport me përbërësit tjerë e dëshmojnë të kundërtën. Kjo vijë politike që udhëheq ky shtet, nuk dallon nga politikë-bërësit komunist jugosllav, të cilët investonin në ndërtimin e imazhit të jashtëm, i cili ishte i shpërputhshëm me realitetin e brendshëm.
Konstruksionet e tilla konceptuale politike kanë funksionuar në shtetet e mbyllura ose të hapura ndaj politikave të njëjta me shtetet të tjera, por që janë të dënuara të dështojnë nga trendet e zhvillimeve të globalizmit.
Paraqitja e enciklopedisë me të pavërteta të mëdha historike, dhe me të dhëna ofenduese, është një prodhim i ri në serinë e pseudoargumenteve, që këtij shteti të brishtë ia humb rrugën në oborrin e vetë.
Ajo çfarë kërkohet të bëhet tani nga politika zyrtare maqedonase është distancimi kritik i institucioneve shtetërore, vënia para drejtësisë e kreatorëve- falsifikues të kësaj enciklopedie dhe ndalimi i sponsorizimit të aktiviteteve të tilla, të cilat krijojnë situata konfliktuoze dhe vënë në dyshim ekzistencën e këtij shteti.
(Autori është zyrtar i lartë ligjor në Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës