LAJMI I FUNDIT:

Muzeu Etnologjik – vendi i hijeshisë dhe i kuptimit të traditës (Foto)

Muzeu Etnologjik – vendi i hijeshisë dhe i kuptimit të traditës (Foto)

Ndonëse gjendet në një “skutë” të Prishtinës, Muzeu Etnologjik i Kosovës pret deri në 15 mijë mysafirë/vizitorë në këtë konak.

Bekim Xhemili

Vizitorët janë të ndryshëm: vendorë dhe ndërkombëtarë; ambasadorë, liderë shtetesh. Kështu ka theksuar për Telegrafin, etnologu Bekim Xhemili, i cili brenda Muzeut luan edhe rolin e ciceronit.


Më kuadër të mijërave vizitave që i janë bërë këtij institucioni, si moment të veçantë e kujton vizitën e ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

Nga puna e tij nëntëvjeçare në Muzeun Etnologjik, ai kujton se si shumë ambasadorë të cilët janë të akredituar në Kosovë, në ditët e para të punës dëshirojnë që të njoftohem me visarin e pasur të kulturës dhe traditës shqiptare.

“Në Kosovë nuk ka shumë muze. Pas kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Muzeu Etnologjik është më i vizituari në Kosovë. Vetëm javën e kaluar i kemi patur rreth dymijë vizitorë (vetëm nxënës të shkollave fillore dhe të mesme)”, ka thënë Xhemili. “Në dy-tri vitet e fundit kemi interesim të shtuar të diasporës shqiptare, për tu njoftuar me të traditën dhe kulturën tonë”.

Në këtë institucion shërbejnë gjashtë etnologë, të cilët komunikojnë në më tepër se katër gjuhë, e një një pjesë e tyre janë të shkolluar jashtë vendit.

“Vizitorët, veçanërisht ,ndërkombëtarët fillimisht pasionohen me ambientin i cili e jep një relaks qysh në hyrjen e tij (gjelbërimi që ta kap syrin qysh në hyrje). Pastaj eksponatet janë ato që i fascinojnë këta vizitorë, e edhe biseda e cila zhvillohet më ciceronët”, ka shtuar Xhemili.

Sipas tij, problem është vendndodhjen e këtij objekti – mungesa e shenjave orientuese.

Prishtinës (muzeve dhe objekteve të trashëgimisë kulturore) i mungojnë shenjat orientuese ndonëse, sipas tij, ka patur kërkesa të vazhdueshme që të rregullohet një gjë të tillë.

“Ajo që është për tu befasuar, është propaganda të cilën e bëjnë Serbia dhe Maqedonia në raport me vizitorët, se ata nuk duhet ta vizitojnë Kosovën, për shkak se këtu nuk ekziston siguri e mjaftueshme. Këtë e kemi kuptuar në bisedat që i kishim me shumë vizitorë”, ka thënë ai.

Xhemili sqaron se objektet të cilat janë në Muzeun Etnologjik, i takojnë shekullit të XVIII e XIX, duke shtuar se numri i eksponateve të vendosura në këtë muze shkon rreth në rreh 1500.

“Në vitin 2011, Ambasada holandeze në Prishtinë, na pati dhuruar një fond me të cilin kemi blerë dikur 200 eksponate nga personat privatë. Në mungesë të fondeve të mjaftueshme, druhemi se eksponatet të cilat janë në pronë të personave privatë, rrezikojnë t’u shiten të interesuarve që janë jashtë vendit”, ka shtuar ai. /Telegrafi/