LAJMI I FUNDIT:

Mustafi: Do të jetë vështirë pa tifozët

Mustafi: Do të jetë vështirë pa tifozët

Kapiteni i Shkëndijës, Nebi Mustafi, ka thënë se ndeshja e sotme në Beograd do të jetë e vështirë pa praninë e tifozëve shqiptarë.

Tetovarët sot do të ndeshen me Partizanin në kuadër të rundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ndërsa mesfushori i Shkëndijës si një armë të fortë e sheh dëshirën e lojtarëve për ta treguar veten në një ndeshje të kësaj rëndësie.

“Do të jetë vështirë [pa tifozët], por ndoshta kjo është një mënyrë e mirë për të shmangur incidentet e mundshme të cilat do t’ia humbnin kuptimin ndeshjes”.

“Partizani është një klub i madh dhe i fuqishëm, por ne duam të dëshmohemi në aspektin më të mirë mu kundër më të fuqishmëve. Ndoshta për ne është përparësi që kemi shumë lojtarë të cilët duan të dëshmohen. Kemi bërë gjithë çfarë është në fuqinë tonë ta analizojmë lojën e rivalit në mënyrën më të mirë”, ka thënë Mustafi. /Telegrafi/