Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook ka treguar pesë prioritet e Qeverisë për vitin 2016, që do të jenë: zbardhja e të gjitha rasteve të të pagjeturve; zbardhja e dyshimeve të vrasjeve politike, përmes sistemit vendor të drejtësisë; reforma zgjedhore, e cila do të krijonte një ambient më të mirë për zgjedhjet lokale të vitit 2017 dhe zgjedhjet nacionale të vitit 2018.
Ai ka thënë se vitin e kaluar ka pasur një ngritje mesatare të pagave për 6 për qind.
Postimi i plotë i Mustafës në Facebook:
“Miq të nderuar
Vitin e kaluar kemi kryer disa reforma të nevojshme ekonomike dhe institucionale të cilat krijojnë një ambient më të përshtatshëm për zhvillim ekonomik dhe për funksionim të shtetit ligjor. Reforma fiskale po tregohet e suksesshme në nxitjen e bizneseve. Kurse me ndryshimet dhe plotësimet ligjore, janë pavarësuar krejtësisht Këshilli Prokurorial dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
Është aplikuar Ligji mbi faljen e borxheve, është aprovuar Ligji për fondin mbi garantimin e kredive për biznese, është bërë ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për Prokurimin Publik, kurse në procedurë të Kuvendit është edhe aprovim i Ligjit për Investime Strategjike.
Në fushën sociale, duhet theksuar se përmes zbatimit të përvojës së punës, pagat mesatarisht janë ngritur mbi 6%, janë rritë ndihmat sociale për 25% dhe po ashtu janë rritë pensionet e kontributdhënësve së paku për 20%.
Si rezultat të agreguar kemi një normë të rritjes ekonomike më të madhe në rajon dhe, po ashtu, rreth 18 mijë persona të punësuar në vitin 2015, duke përfshirë edhe ata në bujqësi.
Këtë vit pritet të fillojmë projektet më të rëndësishme të pasluftës. Ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re, e cila ka vlerën prej mbi një miliardë euro. Përfundimin e marrëveshjes për kompleksin turistik në Brezovicë me një vlerë të investimit prej mbi 400 milion euro, shumë projekte të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, fillimin e zbatimit të MSA, që nënkupton mundësi më të mëdha të tërheqjes së investimeve të huaja në Kosovë dhe prezencë më të madhe të produkteve “Made in Kosova” në tregun e BE-së. Zbatimin e Ligjit për Investime Strategjike, i cili mundëson marrëveshje të drejtpërdrejta me investitorë të jashtëm. Do të aprovojmë Ligjin dhe Strategjinë për Trepçën.
Këtë vit, po ashtu, do të punojmë edhe në pesë çështje të rëndësisë së madhe për vendin. Do të iniciojmë:
– Kompensimin e dëmeve të luftës, përfshirë edhe kompensimin e pensioneve të grabitura nga Serbia para dhe gjatë luftës;
– Zbardhjen e të gjitha rasteve të të pagjeturve;
– Zbardhjen e dyshimeve të vrasjeve politike, përmes sistemit vendor të drejtësisë;
– Reformën zgjedhore, e cila do të krijonte një ambient më të mirë për zgjedhjet lokale të vitit 2017 dhe zgjedhjet nacionale të vitit 2018.
Realizimi i këtyre objektivave është në interes të vendit, të qytetarëve dhe të të gjitha subjekteve politike. IM” (sic), ka shkruar Mustafa.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij