LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Raporti i TI për korrupsionin dhe vendimin Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, tregojnë progresin në Kosovë

Mustafa: Raporti i TI për korrupsionin dhe vendimin Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, tregojnë progresin në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Raporti i fundit i Transparency International dhe vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv janë dëshmi të rëndësishme të progresit të Kosovës.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se përkushtimi i jashtëzakonshëm i Qeverisë së Kosovës po reflekton në raportet dhe vlerësimet ndërkombëtare.

“Përmirësimi i renditjes së Kosovës në rapotin e TI-së është rezultat i hapave konkret që kemi ndërmarrë duke filluar që nga suspendimi i çdo zyrtari ndaj të cilit është ngritur aktakuzë, te reformat strukturale siç është prokurimi elektronik, e deri te fakti se gjatë tërë këtij mandati nuk ka ndodhur asnjë aferë korruptive”, ka shkruar Mustafa, transmeton Telegrafi.


“Jam i bindur se Kosova sot meriton të jetë e renditur edhe disa dhjetëra vende më mirë në këtë raport, por ne do të rrisim edhe më tutje angazhimin që ta bëjmë Kosovën shembull të luftës kundërkorrupsionit në rajon”.

“Rezultatet në këtë drejtim na u konfirmuan edhe nga partnerët e BE-së, të cilët tashmë konsiderojnë se Kosova e ka përmbushur edhe kriterin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar për procesin e liberalizimit të vizave”.

Sipas Mustafës, edhe vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv e cila ka refuzuar si të pabazë kërkesën e Serbisë për anulimin e vendimit për pranimin e FFK-së në UEFA, ka rëndësi të madhe për ne.

“Ky vendim konfirmon Kosovën në familjen evropiane dhe botërore të futbollit”.

“Duke pas parasysh dashurinë që qytetarët e Kosovës kanë për futbollin dhe nevojës për avancimin e infrastrukturës, para pak ditësh u miratua projekti për Ndërtimin e Stadiumit Nacional të Futbollit në periferi të Prishtinës”.

“Qeveria e Kosovës do të rris edhe më tutje përkrahjen për të gjitha sportet, të cilat gjatë vitit që lam pas na bën aq shumë krenar”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Policia në kërkim të dy shtetasve nga Shqipëria, dyshohen për vjedhje të rëndë

Policia në kërkim të dy shtetasve nga Shqipëria, dyshohen për vjedhje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Floretë Zejnullahu vazhdon takimet me qytetarët, merr mbështetje për Bedri Hamzën si kryeministër

Floretë Zejnullahu vazhdon takimet me qytetarët, merr mbështetje për Bedri Hamzën si kryeministër

Lajme
Kalo në kategori