Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në Forumin e Tregtisë dhe Investimeve, Mbretëri e Bashkuar-SHBA-Kosovë, e cila u zhvillua në Londër.
Mustafa, para të pranishmëve të shumtë, foli fillimisht për proceset shtetndërtuese në Kosovë, duke theksuar përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar, të SHBA-ve dhe vendeve tjera perëndimore.
“Ky proces ka qenë jo i lehtë, por me ndihmën tuaj shumë të vlefshme, kemi arritur të ndërtojmë institucione të qëndrueshme demokratike dhe bazë të mirë të ekonomisë së tregut”, tha kryeministri.
Më tej, kryeministri Mustafa theksoi se me Programin Qeverisës prioritet themelor i është dhënë rritjes ekonomike dhe punësimit, hapjes së perspektivës për punësim të grave dhe të rinjve, duke folur edhe për nënshkrimin e MSA-së e cila e bën Kosovën pjesë të tregut prej 500 milionë konsumatorëve dhe përmban mbrojtje kalimtare për produktet e Kosovës.
“Tani po punojmë në rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve për këtë treg, në suaza të Programit të Reformave Evropiane. Në fund të vitit të kaluar jemi radhitur prej vendeve të vetme të Ballkanit në programin kompakt të Agjencisë Shtetërore të SHBA-së, Millenium Challenge Coorporation. Kemi nënshkruar një memorandum me Ambasadën Britanike për rekrutimin e drejtuesve në disa pozita të larta në institucionet tona, në kompani publike dhe institucionet e pavarura”, tha kryeministri.
Kryeministri Mustafa, po ashtu, veçoi faktin se Kosova ka një popullatë të re, ku mbi 50 përqind janë më të rinj se 26 vjeç, shumë dinamike dhe e përshtatshme për treg të punës.
“Në vitin 2015 kemi arritur rritje ekonomike prej 4 për qind këtë vit parashohim rritje ekonomike prej 4.4 për qind dhe një rritje më të madhe të punësimit”, bëri të ditur kryeministri.
Mustafa, theksoi se përmes politikave fiskale është përmirësuar ambienti i të bërit biznes, sidomos sa i përket fushës së prodhimit ku janë liruar nga obligimet fiskale importimi i lëndës së parë dhe makinerisë prodhuese.
Kryeministri, po ashtu, bëri të ditur se me qëllim të lehtësimit të qasjes në financa për shumë biznese, është themeluar Fondi për Garancitë Kreditore, duke falënderuar edhe mbështetjen e vazhdueshme të USAID-it e cila ka ndihmuar që të penetrohet në tregjet regjionale dhe në vende të ndryshme të BE-së.
“Ne jemi falënderues për ndihmat që i kemi marrë nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e tjera, me të cilat kemi kapërcyer fazën emergjente dhe atë të konsolidimit. Tani dëshirojmë që të marrim përgjegjësinë për zhvillim, të hapemi për investitorë të jashtëm dhe për tregje. Ne ju ftojmë që ju ta vizitoni Kosovën dhe nga afër të shihni mundësitë e investimit. Jemi të përkushtuar që të thjeshtësojmë të gjitha procedurat, të lehtësojmë taksat, kurse tregu, nëse merret si tërësi e vendeve të Ballkanit Perëndimor, konsideroj se do të jetë mjaft atraktiv”, tha kryeministri Mustafa.
Në pjesën hyrëse, të pranishmëve me nga një fjalë rasti iu janë drejtuar edhe ish-drejtuesi i Grupit të Miqësisë me Kosovën në Parlamentin Britanik, John Grogan, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, ambasadori i SHBA-ve, Greg Delaëie dhe ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci.
Më pas, janë zhvilluar tri sesione, të cilat janë fokusuar në zhvillimin e sektorit ekonomik dhe financiar si dhe investimet në sektorët kyç, ku kanë prezantuar ministrat Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Memli Krasniqi dhe Blerand Stavileci.
Në panele morën pjesë edhe ish -ministra britanikë, ambasadorët e pranishëm, përfaqësuesit e BERZH-it, drejtuesit e kompanive të huaja që kanë investuar në Kosovë, drejtuesit e institucioneve të pavarura në Kosovë, e të tjera. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Java e maraklive në Bau Market
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave "futet në alarm" nga tarifat e Trump
Zbritje deri 20% për regjistrimet deri me 15 shkurt në Shkollën Finlandeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet