Kryeministri Isa Mustafa, ka pritur të hënën në takim zëvendës presidentin e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Cyril Muller.
Gjatë takimit u bisedua për proceset zhvillimore ekonomike në Kosovë dhe për bashkëpunimin e përkrahjen e mëtejshme të Bankës Botërore për Kosovën.
Shefi i ezekutivit e njoftoi për progresin në Kosovë, për rezultatet e reformave substanciale fiskale e strukturore që janë ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës, si dhe për avancimin e vazhdueshëm të ambientit biznesor e të aspekteve tjera që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social në Kosovë.
Zëvendës presidenti i Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Cyril Muller, vlerësoi progresin në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e Bankës Botërore për Kosovën.
“Grupi i Bankës Botërore është i përkushtuar për të vazhduar për të ndihmuar Kosovën në mirëmbajtjen e stabilitetit makroekonomik, në përmirësimin e rrjetit të infrastrukturës dhe mjedisit për biznes, në përmirësimin e menaxhimit të burimeve natyrore dhe në ndërtimin e kapitalit njerëzor, me qëllim të arritjes së cakut afatgjatë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe ndërtimit të një vendi prosperues”, tha Muller.
Gjatë takimit, është biseduar edhe për Diagnozën Sistematike të Vendit, ku janë identifikuar pengesat kryesore për zhvillim, të cilat në masë të madhe janë në përputhje me pengesat e identifikuara në Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit dhe në Programin e Reformave Ekonomike, të cilat Qeveria e Kosovës i ka në proces të adresimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Pas 95 vjetëve, KFC zhvendos selinë kryesore nga Kentucky

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij