LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Pa marrëveshje, asnjë kamion nuk do të hyjë nga Serbia

Mustafa: Pa marrëveshje, asnjë kamion nuk do të hyjë nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se asnjë kamion nuk do të hyjë nga Serbia, derisa nuk arrihet marrëveshja.
Qeveria e Kosovës së fundi ka vendosur masa reciproke kundër Serbisë në fushën e transportit të naftës dhe gazit.

Sipas institucioneve të Kosovës vendimi i fundit për masa reciproke ndaj Serbisë kishte ardhur pasi kjo e fundit ka refuzuar të njohë certifikatat e shoferëve dhe automjeteve kosovare që bartin materie të rrezikshme.

Bizneset serbe po ankohen për këtë masë, duke thënë se ajo po u shkakton humbje ditore deri në 70 mijë euro. /Telegrafi/