LAJMI I FUNDIT:

Mustafa nuk jep detaje rreth koalicioneve

Mustafa nuk jep detaje rreth koalicioneve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, gjatë një konference për media, pas mbledhjes së partisë që udhëhiqet nga ai ka konfirmuar figurën e Avdullah Hotit, si kandidat për kryeministër.

Përveç kësaj, Mustafa ka folur edhe sa i përket koalicioneve të mundshme me partitë tjera politike në Kosovë.

Ai tha se kandidatët e partive tjera për kryeministër mund të shkojnë të mësojnë për ekonomi dhe qeverisje tek Avdullah Hoti.


“Por, unë po tregoj që karshi me ta larg është përpara Avdullah Hoti dhe në pikëpamje të njohurive të punës së qeverisë dhe në pikëpamje të ekonomisë, sepse të tjerët mund të shkojnë tek Avdullahu për të mësuar ekonomi dhe në pikëpamje të qeverisjes së vendit. Por dhe në pikëpamje të pastërtisë së figurës së tij”, tha ai.

Gjithsesi ai nuk ka dhënë ndonjë detaj për koalicionet e mundshme.

“Sa i përket koalicioneve, ne po punojmë, kemi saktësuar kushtet me disa partnerë, por nuk do të flas për këtë derisa nuk kemi marrëveshjet definitive”, ka thënë ndër tjerash Mustafa. /Telegrafi/