LAJMI I FUNDIT:

Mustafa ngushëllon familjen Kastrati

Mustafa ngushëllon familjen Kastrati

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka ngushëlluar familjen Kastrati me rastin e vdekjes së Binak Kastratit, ndër mjekët e parë shqiptarë në Kosovë.

Mustafa ka thënë se dr. Kastrati u angazhua tërë jetën për ndërtimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor dhe të arsimimit të gjeneratave të reja të mjekëve në vendin tonë.

“Sot pranova lajmin e hidhur që ka ndërruar jetë prof. dr. Binak Kastrati, ndër mjekët e parë shqiptarë në Kosovë. Ai u angazhua tërë jetën për ndërtimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor dhe të arsimimit të gjeneratave të reja të mjekëve në vendin tonë. Dr. Kastrati dha kontribut të pafund në institucionet shëndetësore para dhe gjatë viteve të 90-ta dhe u zgjodh deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës në zgjedhjet e para demokratike të vitit 1992. Dr. Kastratin do e kujtojmë gjithnjë si mjek, humanist, atdhetar dhe profesor i shumë gjeneratave të mjekëve dhe specialistëve në Kosovë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.


Ndryshe, Binak Kastrati ishte kryetar i Shoqatës së Mjekëve shqiptar gjatë periudhës 1990-1999 ku ishte aktiv në sensibilizimin e çështjes shqiptare duke përfaqësuar Kosovën në Evropë dhe më gjerë, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori