Pas shpalljes së rezultateve për Komunën e Istogut, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka mbajtur një konferencë për media në të cilën kanë falënderuar istogasit për besimin e dhënë ndaj kandidatit të kësaj partie, për të parin e komunës, Haki Rugova.
Shefi i partisë, Isa Mustafa, ka thënë se në Komunën e Istogut LDK-ja ka garuar jo vetëm kundër AAK-së.
“Kemi garuar me një koalicion, që është përbërë nga AAK, PDK, VV, Nisma, Qeveria dhe kryeministri i Kosovës. Të gjithë i kemi mposhtur përnjëherë. Kjo është një fitore e madhe e kandidatit tonë dhe e LDK-së në Istog dhe në Kosovë”, ka thënë Mustafa.
Ai ka folur edhe për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Haradinaj, ku ka thënë se kjo qeveri nuk do të ketë jetë të gjatë.
“Kanë marrë vendime të gabueshme, jokushtetuese dhe joligjore, Do të jetë në dëm të vendit që të lejohet një qeveri që merr vendime të tilla arbitrare, e që e ka për bazë odën dhe relikte tjera. Do të bisedojmë me grupin tonë parlamentar dhe kur të vlerësojmë se është momenti i duhur, bashkërisht do ta shqyrtojmë çështjen e mocionit. Kjo qeveri nuk do të qëndrojë gjatë, sepse e kemi një koalicion të paqëndrueshëm dhe të dëmshëm”, ka shtuar Mustafa.
Kandidati për të parin e Istogut, Haki Rugova, ka thënë se është i kënaqur me fitoren dhe se falëndëron istogasit për fitoren, duke shtuar se edhe kreu i LDK-së i ka qëndruar pranë këto ditë. Sipas tij, ai ka fituar kundër një koncepti të keq qeverisës dhe se “të gjitha partitë u bënë bashkë dhe hynë më një thes të cilit ne ia mbyllëm grykën”. Ai shpreh keqardhje që “qytetarët e Istogut u detyruan të dalin tri herë në zgjedhje, por të cilat në të gjitha radhët dëshmuan se kush është fituesi i garës”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LSDM: A do të reagojë Anti-korrupsioni për skandalet e OBRM-PDUKM-së
Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK
BDI: Në Maqedoninë e Veriut po zbatohet një politikë e pabarazisë kulturore
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin