LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Kujt po i pengon progresi i jashtëzakonshëm i Kosovës?

Mustafa: Kujt po i pengon progresi i jashtëzakonshëm i Kosovës?

Kryeministri i Kosovë, Isa Mustafa, ka thënë se tri organizata kredibile ndërkombëtare e kanë lavdëruar Kosovën dhe qeverisjen e saj.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “janë tre organizata më kredibile ndërkombëtare që e lavdërojnë Kosovën dhe qeverisjen e saj: Freedom House (SHBA), Banka Botërore dhe Tubimi më i madh botëror i bizneseve”.

“Lind pyetja, kujt po i pengon progresi i jashtëzakonshëm i Kosovës gjatë dy viteve të fundit dhe posaçërisht lufta kundër korrupsionit dhe tenderomanisë ?!”, ka shtruar pyetjen Mustafa, transmeton Telegrafi.


Lexojeni të plotë postimin e kryeministrit Mustafa:

“Të dashur miq,

Janë tre organizata më kredibile ndërkombëtare që e lavdërojnë Kosovën dhe qeverisjen e saj: Freedom House (SHBA), Banka Botërore dhe Tubimi më i madh botëror i bizneseve.

Freedom House (Grafiku 1) evidenton se vetëm Kosova ka përmirësim nga vendet e rajonit në luftën kundër korrupsionit, në pavarësinë e gjyqësorit, si dhe në pavarësinë e mediave.

Gjatë këtij viti, 450 investitorë nga 54 vende të botës, si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore e asociacioneve të biznesit nga e gjithë bota, i akorduan Kosovës çmimin për “Qeverinë më të mirë në Evropën Juglindore për mbështetjen e ndërmarrësisë”.

Banka Botërore konfirmoi se rritja ekonomike në Kosovë më 2016 ishte më e larta në Ballkanin Perëndimor dhe se ka kontribuar konsiderueshëm në krijimin e vendeve produktive të punës.

Këto rezultate u arritën me punë dhe jo me zhurmë e propagandë e as me fushata. Ato figurojnë në raportet e institucioneve botërore. Nuk shlyhen!

Lind pyetja, kujt po i pengon progresi i jashtëzakonshëm i Kosovës gjatë dy viteve të fundit dhe posaçërisht lufta kundër korrupsionit dhe tenderomanisë ?!” (sic.), ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Gjeti dy vëllezërit e vdekur në banesë, flet kryeplaku i fshatit: Dera ishte e mbyllur, u ngjita me shkallë nga dritarja

Gjeti dy vëllezërit e vdekur në banesë, flet kryeplaku i fshatit: Dera ishte e mbyllur, u ngjita me shkallë nga dritarja

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Kalo në kategori