Kosova i ka plotësuar shumë kritere që kanë të bëjnë dhe me forcimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër korrupsionit, që kanë të bëjnë me kriteret e tjera, të ofrimit të kushteve për zhvillimin e biznesit.
Kështu pohoi kryeministri i vendit, Isa Mustafa në takimin e parë të Komisionit për Planifikim Strategjik,ku është diskutuar rreth përgatitjeve të Qeverisë për Sfidat Korporative të Mijëvjeçarit.
Mustafa tha se duhet të jenë të kujdesshëm në arritjen e prosperitetit dhe plotësimit të mëtutjeshëm të kritereve, të cilat nuk janë kritere të dhëna përgjithmonë, por janë kritere që evakuohen në mënyrë të rregullt, çdo vit në mënyrë të pandërprerë.
“Duhet të jemi të kujdesshëm në mënyrë që të krijojmë edhe të arrijmë të zhvillojmë prosperitet në përplotësimin e mëtutjeshëm të këtyre kritereve dhe të mos dështohet sepse dështimi do të na nxjerr jashtë listës. Gjendjen të cilin e kemi ne tash në Kosovë, në funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosov ës, në ushtrimin e dhunës, nuk mund ta përshkruajmë si shumë të favorshme që të na krijojnë kushte të mira sa i përket kësaj. Por duhet të kërkohet prej të gjithëve t’i ruajmë institucionet dhe të vazhdojmë t’i përmirësojmë pozitën tonë dhe të arrijmë që të plotësojmë në të ardhmen dhe kushtet tjera që kërkohen para nesh. Dhe po ashtu të mendojmë se cilat projekte në nga fushat e ndryshme i konsiderojmë si projekte prioritare për t’i kandiduar më vonë për financim nga Korporata e sfidave dhe mileniumit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ai.
Ministri i Financave Avdullah Hoti tha se Qeveria para një muaji ka aprovuar një listë të projekteve prioritare, koordinuar nga Ministria e Integrimeve Evropiane, në tre sektorë kryesor në energji infrastrukturë dhe ambient. Projekte këto të cilat sipas tij në total arrijnë mbi 600 milionë euro.
“Të sigurohemi që kemi një mbikëqyrje të mbarëvajtjes së reformave, në mënyrë që të mos bimë poshtë sipas kritereve që janë të përcaktuara nga MCC. E dyta sa i përket listës së projekteve prioritare, ne tani kemi përgatitur një numër të dokumenteve, prej të cilave ne mund të nxjerrim një listë të projekteve prioritare, të cilat pastaj mund t’i përmbledhim dhe përgatisim sipas kërkesave të MCC . Ne kemi Programin Qeverisës 2015-2018, i cili jep orientimet e kësaj qeverie, këtij koalicioni qeverisës. E dyta për herë të dytë kemi përgatitur programin për reforma ekonomike, ku janë të specifikuara veprimet konkrete, që i marrim gjatë këtij viti si Qeveri dhe përfundimisht dhe strategjinë kombëtare zhvillimore, e cila përcakton në katër shtyllat kryesore projektet dhe reformat që do t’i ndërmarrim”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij