Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë vlerëson se sondazhet janë bërë sëmundje aktuale. Kjo pasi që sipas tij, nën ndikimin e tyre, subjekte dhe institucione të caktuara po i harrojnë zotimet dhe përgjegjësitë e tyre para qytetarëve.
Sipas Mustafës, rrugëdalja nuk është të ikim nga përgjegjësia, e as të bëhemi rob i sondazheve.
“Sepse kur i kemi hyrë kësaj pune jemi marrë vesh ta qojmë deri në fund, ndërsa sondazhet i bëjmë kur të përmbyllim punët dhe kur u vjen koha e zgjedhjeve të rregullta”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
“E di që është më vështirë të punohet dhe të përmbushen zotimet para qytetarëve sesa të mbahen zgjedhje, por si Kryeministër nuk u trembem sfidave dhe përmbushjes së zotimeve, siç jemi pajtuar me këtë koalicion qeverisës. Ashtu sikur shpresoj se as Kuvendi dhe deputetët e Kuvendit nuk do të dorëzohen para kauzave të rrejshme për demarkacionin, sepse e vërteta gjithherë del në shesh”, ka shkruar ndër tjerash Mustafa.
Ja postimi i plotë:
Qeverisja dhe sondazhomania nuk shkojnë bashkë.
Sondazhet janë bërë sëmundje aktuale. Nën ndikimin e tyre subjekte dhe institucione të caktuara po i harrojnë zotimet dhe përgjegjësitë e tyre para qytetarëve.
Me Program qeverisës jemi zotuar për zhvillim më të shpejtë ekonomik, për rritje të punësimit, për fillimin e projektit të Kosovës C prej një miliard euro.
U zotuam kohëve të fundit për transformimin e FSK-së në ushtri. Kemi marrë obligimin për liberalizimin e vizave duke i plotësuar 94 nga 95 kritere të vëna nga BE. Kohëve të fundit na kanë rënë barrë dy dëme të mëdha të shkaktuara nga papërgjegjësitë në periudhën e kaluar. Kosova detyrohet të paguaj mbi 5 milion euro për parregullsitë në procesin e pasaportave dhe rreth 30 milion euro për parregullsitë në qeverisjen korporative të Post-telekomit të Kosovës. Dhe tani, thua se po e harrojmë ushtrinë, po i harrojmë investimet e mëdha po e rrezikojmë liberalizimin, dhe po kërkojmë shkas, qoftë me mocion qoftë në mënyra tjera për të shkuar në zgjedhje.
Është paradoksale të thuhet se të gjithë jemi gatitur për të bërë ushtrinë dhe në të njëjtën kohë të organizohet peticion për të lënë anash këtë zotim e për të shkuar në zgjedhje të reja. Dikush dëshiron të harrohen edhe dëmet milionëshe të shkaktuar vendit dhe të merremi me zgjedhje.
Rrugëdalja nuk është të ikim nga përgjegjësia, të bëhemi rob i sondazheve, sepse kur i kemi hyrë kësaj pune jemi marrë vesh ta qojmë deri në fund, ndërsa sondazhet i bëjmë kur të përmbyllim punët dhe kur u vjen koha e zgjedhjeve të rregullta.
E di që është më vështirë të punohet dhe të përmbushen zotimet para qytetarëve sesa të mbahen zgjedhje, por si Kryeministër nuk u trembem sfidave dhe përmbushjes së zotimeve, siç jemi pajtuar me këtë koalicion qeverisës. Ashtu sikur shpresoj se as Kuvendi dhe deputetët e Kuvendit nuk do të dorëzohen para kauzave të rrejshme për demarkacionin, sepse e vërteta gjithherë del në shesh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Trendafilov: Shporta zyrtare konsumatore është tentim për minimizimin e rolit të sindikatave dhe mosrritjen e pagave
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Qarkullimi pas bojkotit të marketeve, qytetarët kanë blerë për 11.2% më shumë sesa të shtunën paraprake
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Moti për pesë ditët e ardhshme
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet