LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Disa shtete nuk do ta përkrahin liberalizimin e vizave

Mustafa: Disa shtete nuk do ta përkrahin liberalizimin e vizave

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, duke iu kundërpërgjigjur kritikave të pozitës lidhur me procesin e liberalizimit të vizave, ka thënë se individët që sot flasin se liberalizimi mund të shtyhet deri në vitin 2020, dhe që mundohen ta hedhin gurin te opozita, e dinë mirë se ku është problemi, por iu nevojitet një përbaltje e brendshme për ta arsyetuar veten.

Ai ka shkruar në Facebook se kur në vitin 2016 kërkonim të ratifikohet marrëveshja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, si kusht për liberalizim të vizave por edhe si instrument i sovranitetit shtetëror, këta që sot janë në pushtet e kundërshtonin dhe propagandonin rrejshëm se po humbim mbi 8000 hektar tokë.

“Me mashtrime dhe me politika populliste, atëherë humbëm shansin ta përmbyllim procesin e liberalizimit. Tani , në prag të zgjedhjeve për Parlamentin evropian, rreziku nga popullizmi i ka kaluar kufijtë e mashtrimeve dhe primitivizmit tonë. Ekziston frika reale se shtete të veçanta do të hezitojnë të përkrahin liberalizimin e vizave për Kosovën, duke u frikësuar nga popullistët, të djathtë e të majtë, në vendet e tyre, deri sa të përfundojë procesi i zgjedhjeve në institucionet e BE, epilogu i të cilave është vështirë të dihet. Individët, që sot flasin se liberalizimi mund të shtyhet deri në vitin 2020, dhe që mundohen ta hedhin gurin te opozita, e dinë mirë se ku është problemi, por iu nevojitet një përbaltje e brendshme për ta arsyetuar veten. Pavarësisht nga kjo, Kosova duhet të bëjë përpjekje maksimale që qytetarët e saj të lirohen nga regjimi i vizave sa më shpejtë; të garantojmë se ky vend do të qeveriset mirë e pa korrupsion, se do ta zhvillojmë ekonominë e të hapim vende pune”, ka shkruar ai në Facebook, duke shtuar se të mos ndjellim frikë se të rinjtë tanë do ta braktisin Kosovën e do ta marrin botën në sy. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori