LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Asnjë kauzë politike nuk e arsyeton izolimin e qytetarëve

Mustafa: Asnjë kauzë politike nuk e arsyeton izolimin e qytetarëve

Në njëvjetorin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit dhe kur po shënohet pranimi i Doganës në Organizatën Botërore të Doganave, Kryeministri Isa Mustafa tha se asnjë kauzë politike nuk duhet të mbajë peng lëvizjen e lirë të qytetarëve.

“Konsideroj po ashtu se nuk ka asnjë kauzë politike si dhe asnjë luftë politike që arsyeton që t’i mbajmë peng qytetarët tanë, t’ju mohohet e drejta e lëvizjes së lirë, e drejta që ata të jenë të barabartë me qytetarë tjerë europianë”, tha Mustafa.

Ai nuk bëri thirrje direkte për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi që është njëri nga kushtet për lëvizje të lirë të kosovarëve në Zonën Shengen, por deklaroi se vazhdimi i një situate të tillë është verbëri politike.


“Vazhdimi i sjelljes së tillë është verbëri dhe papërgjëgjësi e madhe politike ndaj interesave të vendit dhe ndaj asaj çfarë ne do t’u ofrojmë qytetarëve tanë, prandaj shpresoj që ne do ta kapërcejmë këtë situatë dhe qytetarëvë tanë t’u mundësohet që ata të udhëtojnë lirshëm”, tha më tutje Mustafa.

Kryeministri deklaroi se nuk sheh arsye që vetëm qytetarët e Kosovës të kenë regjim vizash.

“Si Kryeministër i vendit nuk shoh asnjë arsye normale dhe as logjike që qytetarët tanë të vazhdojnë të jenë të izoluar, të vetmit në Europë me regjimin e vizave”, tha Mustafa.

Por ndryshe nga reagimi për izolimin e kosvarëve, Musfata u shfaq i kënaqur me pranimin e Doganes së Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave.

“Mund të them lirisht se Kosova ngadalë dhe sigurt po vendoset në hartat e organizatave globale. Kemi çfarë t’i ofrojmë këtij unioni doganor dhe kemi çfarë të marrim nga ky union doganor”, tha Mustafa.

Mustafa duke folur për MSA-në, e cila hyri në fuqi më 1 prill të vitit të kaluar shprehu përkusgtimin e qeverisë për ta zbatuar atë.

Kryeministri tha se kosovarët Europën e konsiderojnë pjesë të shtëpisë së tyre, teksa paralajmëroi pa e saktësuar kur se Kosova do të aplikojë për statusin e vendit kandidat në BE.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori