LAJMI I FUNDIT:

Muskujt nuk ‘e pëlqejnë’ yndyrën

Muskujt nuk ‘e pëlqejnë’ yndyrën

Një grup ekspertësh ka studiuar se si ushqimi i pasur me yndyra që sjell deri te mbipesha, ndikon edhe në formën dhe funksionin e muskujve trupore.

Rezultatet kanë treguar se ushqimi i pasur me yndyra sjell deri te rezistenca insulinike, rritja e dukshme e indit dhjamor dhe shtimi i kilogramëve të tepërt.

Ndërsa veç tjerash, sipas të dhënave të publikuara në revistën shkencore “PLoS ONE”, kjo mënyrë e të ushqyerit ndikon edhe në muskuj, të cilët ndryshojnë madhësinë dhe llojin e fijeve muskulore.

Autorët e studimit thonë se me konsumimin e vazhdueshëm të yndyrave muskujve u ofrohet më shumë energji sesa mund “ta përpunojnë”, dhe kështu vjen deri te ndryshimet që lënë shenja negative në qëndrueshmërinë dhe funksionin e muskujve./Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori