E keni pyetur ndonjëherë veten se përse mushkonjat duket sikur e kanë vetëm me ju dhe injoronjë ata që janë rreth e rrotull jush?
Përllogaritet që 1 person në 5 tërheq më shumë mushkonjat sesa të tjerët, ndaj dhe disa pickohen më shpesh prej tyre.
Arsyeja se përse ndodh një fenomen i tillë në fakt nuk është shumë e qartë, megjithatë Smithsonian Magazine, na sjell një manual të dobishëm mbi preferencat e mushkonjave.
Grupi i gjakut
Për arsye gjenetike, lëkura e gati 85 përqind të popullsisë prodhon një lloj sinjali kimik që tregon grupin e gjakut dhe mushkonjat kanë më shumë tërheqje për këtë pjesë të njerëzve, në raport me 15 % që nuk e lëshojnë këtë sinjal nëpërmjet lëkurës.
Nëse grupi juaj i gjakut është 0, situata paraqitet edhe më e rëndë pasi rezulton se mushkonjat tërhiqen dyfish më shumë nga ky grup gjaku.
Mbipesha
Një ndër faktorët që i tërheq më shumë mushkonjat është dioksiodi i karbonit që prodhon organizmi i njeriut, me anë të frymëmarrjes dhe djersës.
Për pasojë, kush prodhon më shumë, siç janë personat mbipeshë, ka tendencën të tërheqë më lehtësisht mushkonjat.
Shtatzënia
Gratë shtatzëna tërheqin mushkonjat dy herë më shumë nga ato që nuk janë.
Në grua shtatzënë prodhon në fakt 21 % më shumë dioksid karboni në raport me të tjerat që kanë një temperaturë trupore më të lartë, një tjetër faktor që tërheq këto insekte të bezdisshme.
Metabolizmi dhe aktiviteti fizik
Mushkonjat perceptojnë acidin laktik që çlirojnë muskujt pas një aktiviteti fizik intensiv, acidi i urinës, amoniaku dhe substanca të tjera që nxjerrim nëpërmjet djersës.
Padyshim që ata që merren me aktivitet fizik prodhojnë më shumë substanca të këtij lloji ndaj dhe janë të “preferuarit” e mushkonjav.
Birra
Një aleat i madh i mushkonjave është birra. Nëse keni pirë qoftë një kanaçe të vogël me birrë, keni më shumë shance që të pickoheni prej tyre.
Ende nuk dihet se cila është arsyeja megjithatë është një fakt.
Ngjyra e veshjes
Mushkonjat e identifikojnë prenë e tyre nëpërmjet ngjyrave.
Ngjyrat që dallojnë më kollaj, e për pasojë i tërheqin më shumë, janë e kuqja dhe e zeza. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mos bëni panik: Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën C shtesë?

Stop rrezikut nga helmimi me ushqim: Sa gjatë duhet të piqni mishin në mënyrë që të jetë e përgatitur në mënyrë të përshtatshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania