LAJMI I FUNDIT:

Mushica: Çmimi t’i shkojë njërit prej lojtarëve të Prishtinës

Mushica: Çmimi t’i shkojë njërit prej lojtarëve të Prishtinës

Nëse ka dilema se kujt do t’i takojë epiteti i futbollistit më të mirë të Kosovës për vitin 2013, kjo nuk vlen për portierin e vitit pasi është e qartë se Kushtrim Mushica, për momentin nuk ka konkurrencë të denjë. Sipas tij, epiteti i më të mirit në futbollin e Kosovës për vitin 2013 duhet t’i takojë njërit prej lojtarëve të FC Prishtina.

Ndonëse në stinorin vjeshtor skuadra e tij nuk ishte në nivelin e pritur, Mushica ishte ai që nuk lejoi që rrjeta e tij të preket më shumë se 10 herë nga 11 gola sa ka pësuar gjithsej Prishtina.

“Në përgjithësi ishte vit shumë i suksesshëm për mua pasi me Prishtinën fitova çdo gjë që mund të fitohet në futbollin kosovar, titulli, Kupa e Kosovës, Kupa në diasporë e trofeu mbarëkombëtar në Vlorë. Të gjitha këto u arritën brenda një viti dhe kjo duhet vlerësuar”, shprehet gardiani i portës së Prishtinës, i cili rreth çmimit për futbollistin e vitit thotë: ”Mendoj se komisioni duhet të jetë korrekt. Prishtina ka fituar çdo gjë dhe natyrisht se nga kjo skuadër duhet të dalë edhe futbollisti më i mirë i vitit. Edhe unë kam marrë lëvdata nga të gjithë për formën e treguar, të paktën kështu ma kanë thënë në sy, por për këtë vendosin të tjerët dhe shpresoj se epitetin e më të mirëve do ta marrin ata që vërtet e meritojnë”, theksoi Mushica, i cili me skuadrën e Prishtinës ka kontratë deri në qershor të vitit 2014.

Vitin e shkuar më i miri ishte shpallur Shpëtim Idrizi i Trepçës’89. Ceremonia zyrtare e shpalljes së më të mirëve mbahet në fillim të vitit të ardhshëm. /Zëri/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Transferimi i ri i Interit arrin në Itali për testet mjekësore

Transferimi i ri i Interit arrin në Itali për testet mjekësore

Serie A
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori