LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e vitaminës D te nënat dhe të porsalindurit

Mungesa e vitaminës D te nënat dhe të porsalindurit

Shkencëtarët amerikanë nga Qendra Mjekësore e Bostonit kanë njoftuar se në momentin e lindjes, 36% e nënave dhe 58% e foshnjave kanë mungesë të vitaminës D.

Për nevojat e studimit është përcjellë niveli i vitaminës D në gjakun e nënave dhe të porsalindurve në 72 orët e para pas lindjes së foshnjës.

Hulumtuesit tregojnë se mungesë e vitaminës D është vërejtur edhe te 30% e shtatzënave, të cilat në tremujorin e fundit të shtatzënisë kishin marrë vitaminë D në formë tabletash nga pesë herë në javë.

Nivel më i ulët i vitaminës D është vërejtur te foshnjat, nënat e të cilave po ashtu kishin pasur mungesë të kësaj vitamine.


Për më shumë nivel të ulët të vitaminës D kanë pasur edhe foshnjat nënat e të cilave kishin mbipeshë, si dhe ato që kishin lindur në muajt e dimrit.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori