LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e vaksinave rrezikon planin e imunizimit

Mungesa e vaksinave rrezikon planin e imunizimit

Nëse deri në fund të këtij muaji nuk do të ketë furnizim me vaksina, atëherë për shkak të mungesës së njërit lloj të tyre rrezikohet të dështojë komplet plani i imunizimit të fëmijëve, që kërkon riorganizimin e planit për vaksinimin e fëmijëve, e që do të ketë edhe kosto materiale.

Çifti Mjekiqi nga Obiliqi kishin dërguar fëmijën e tyre për t’i dhënë vaksinë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në këtë qytezë.

Por, në mungesë të vaksinave, ata janë detyruar që të kthehen pa e kryer një obligim për fëmijën e tyre.


“Para dy javësh ishim në QKMF këtu në Obiliq dhe na thanë që do të vijnë vaksinat. Por, deri më tani nuk ka vaksina për beben tonë”, ka thënë Egzoni, babai i vajzës, që ishte mjaft i shqetësuar.

“Është për t’u shqetësuar sepse nuk e dimë as kur do të vijnë dhe a paraqet kjo rrezik për vajzën tonë. Është njëfarë orari kur vaksinat duhet dhënë bebeve”, ka thënë ai.

Prindi ka thënë se nëse nuk ka nevojë për shqetësim, atëherë Ministria e Shëndetësisë duhet të dalë me një deklaratë publike dhe të sqarojë opinionin.

“Unë kam pyetur edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë. Do t’i jepja vajzës atje. Por, as ata nuk kanë pentavaksinën, që është një nga vaksinat kryesore që imunizojnë fëmijët para moshës njëvjeçare”.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
Kalo në kategori