LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e sheqernave sjell depresion

Mungesa e sheqernave sjell depresion

Një studimi i ri australian i realizuar te 100 njerëz me mbipeshë, i ka dhënë përparësi dietës për reduktimin e yndyrave në raport me dietën për reduktimin e karbohidrateve (sheqernave).

Pas tetë javësh të mbajtjes së dietës, pjesëmarrësit e të dyja grupeve kanë humbur mesatarisht nga 14 kilogramë dhe ishin në disponim të mirë.

Mirëpo, revista Archives of Internal Medicine njofton se grupi që kishte reduktuar karbohidratet kishte filluar të shfaqë shenja të agresionit, sjelljes armiqësore, depresionit, konfuzitetit dhe ndryshimit të disponimit; ndërsa te grupi që kishte reduktuar konsumimin e yndyrave nuk është vërejtur një gjë e tillë.

Këtë dallim shkencëtarët e shpjegojnë me ‘psikostatusin e serotoninës’- të njohur si hormoni i disponimit të mirë. Konsumimi i karbohidrateve rrit nivelin e tij, ndërsa yndyrat dhe proteinat e ulin. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori