Mungesa e punëtorëve në Maqedoni, situatë e rëndë në sektorin e shëndetësisë
Shumë sektorë përballen me mungesë punëtorësh. Situata më e rëndë është me largimin jashtë vendit të punonjësve shëndetësorë. Sindikata e Qendrave Klinike thonë se asnjëherë nuk ka ndodhur të ketë konkurse të hapura dhe të mbyllen pa aplikuar askush.
“Kështu më përfundimisht nuk shkon. Bëj pyetje publike …A ka dikush që del dhe i thotë ndal më kësaj katrahure?”.
Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, Spitalet e Klinikat e vendit me mungesë të theksuar të punonjësve shëndetësorë. Për çdo ditë, numër i konsiderueshëm i stafit mjekësor largohet nga vendi për të punuar jashtë Maqedonisë së Veriut. Sefedin Aliu nga Sindikata e Qendrës Klinike në Shkup tha se gjendja është aq alarmante saqë konkurset hapen dhe mbyllen pa mos u paraqitur askush.
“Asnjëherë nuk ka ndodhur në historikun e Maqedonisë që të hapet konkurs, të gjithë ata që kanë qenë të interesuar çdo herë ka pasur më tepër dhe kemi pasur mundësi në seleksionim. Sot as nuk paraqiten, dështojnë konkurset. Flet kjo për një dështim total? Kjo ndodh në të gjitha degët, në mjekësi, farmaci, infermieri sidomos. Edhe tani kur flasim kemi një numër të madh që ikin nga këtu pa dhënë kurrfarë arsyetimi se pse… një infermiere, një farmaciste, një laborante rrogën sot e ka 20.000 denarë . Ky është problemi kryesor, pastaj ndërlidhen të gjitha. Kushtet rëndohen, kushte të këqija për punë”, deklaroi Sefedin Aliu, Sindikata e Qendrës Klinike – Shkup.
Sindikata thotë se gjendjen nuk e përmirëson as pajisja me aparate moderne, pasi me to nuk ka se kush të punojë.
“Aparate ka njerëz nuk ka, kjo është ajo që them se kushtet e punës rëndohen. Nëse një shërbim e kanë dhënë 4 mjekë , 10 infermiere sot ai nuk numër është përgjysmuar. Nuk mundet fizikisht të bëhen shërbimet, sidomos në nivelin terciar”, tha Sefedin Aliu, Sindikata e Qendrës Klinike – Shkup.
Problem më i madh mbetet mungesa e infermiereve. Sindikata e Gerijatrisë ditë më parë njoftoi se 150 infermiere veçmë kanë firmosur marrëveshje me Spitalet e Evropës. Ndërkohë sipas Sindikatës së Qendrës Klinike, vetëm gjatë 5 viteve të fundit rreth 6,000 infermiere kanë braktisur shtetin. Ndërkohë sipas të dhënave të Sindikatës rreth 180 mjekë viteve të fundit janë pensionuar, gjendje e cila rëndon edhe më shumë funksionimin e sistemit shëndetësor. /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
Raporti për bojkotin e marketeve sot në seancë qeveritare, pritet të merren masa për çmimet e produkteve bazë
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht