Mungesa e prokurorëve: Shumë krime mund të ngelin të pandjekura në Maqedoni

Shumë krime në Maqedoninë e Veriut rrezikojnë të ngelin të pandjekura për shkak të mungesës së theksuar të prokurorëve. Përderisa nevoja për ndjekje më serioze të krimit dita e ditës po rritet, paralelisht dhe kërkesat e ndërkombëtarëve për këtë, në vend ka qytete në të cilat nuk ka fare prokurorë ndërsa kur diçka urgjente ndodhë në këto qytete, hetimi duhet të kryhet vetëm pasi prokurorët të kenë arritur nga një qytet tjetër.
Në Dellçevë, Kriva Pallankë dhe Sveti Nikollë nuk ka asnjë prokurorë të vetëm ndërkaq në Berovë, Gjevgjeli, Radovish dhe Reshnjë ka vetëm nga 1 prokuror. Në qytetin e dytë më të madh në vend, Tetovë, krimin e ndjekin vetëm dy prokurorë, njëjtë edhe në Kërçovë dhe Dibër.
Përderisa sipas sistematizimit, vendit i nevojiten më shumë se 80 prokurorë, vetëm 28 do të dalin nga Akademia për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publik në fund të këtij muaji. Për mungesën e prokurorëve shpesh herë nga Këshilli i Prokurorëve kanë fajësuar Akademinë kompetente për nxjerrjen e prokurorëve të rinj.
Se ky institucion ka pjesë të fajit për këtë, nuk e mohon as drejtorja e Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publik, Natasha Gaber Damjanovska, e cila për ALSAT tha se konkurseve të dështuara për arsye të panjohura si dhe dinamikës jo të duhur të punës së akademisë në vitet paraprake, sot ia ndjejmë pasojat.
“Planifikim të duhur nuk ka pasur në të kaluarën, ka pasur edhe konkurse të dështuara për arsye të panjohura dhe për këtë, tash e ndjejmë këtë mungesë, pra për disa hapa të cilat është dashur të ndërmerren para 10 viteve”, tha Natasha Gaber Damjanovska, drejtore e Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publik.
Damjanovska megjithatë shprehet optimiste për të ardhmen, pasi që sipas saj, Akademia tashmë ka ndezur motorët dhe përveç kuadrit prej 28 prokurorëve që do të del në fund të këtij muaji, aktualisht po arsimohet gjenerata e 8-të me gjithsej 97 kandidatë, prej të cilëve 42 do të jenë prokurorë.
“Në ndërkohë po arsimohen te ne gjenerate e tetë e kandidatëve për gjykatës dhe prokurorë publik, ata ende e ndjekin pjesën teorike, kjo gjeneratë ka 97 kandidatë që është shifra më e lartë deri tani, dhe shpresojmë që sipas dinamikës të mbajtjes së mësimit, të përfundojnë në verën e vitit 2024. Pas kësaj, këshillat do të mund të hapin konkurse dhe t’i zgjedhin këta kandidatë”, shtoi ajo.
Përveç kësaj, mësojmë se Këshilli Drejtues i Akademisë ka vendosur të hap konkurs të ri për gjeneratën më të madhe të deritanishme të Akademisë, me gjithsej 130 kandidatë. Pas ndjekjes së Akademisë për dy vjet, kandidatët e kanë për detyrë të aplikojnë për të mbushur vend të lirë për gjykatës apo prokurorë, në të kundërtën, duhet t’i kthejnë paratë./Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës