LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e gjumit shkakton diabetin e tipit 2

Mungesa e gjumit shkakton diabetin e tipit 2

Gjumi i pamjaftueshëm mund të shkaktojë zhvillimin e trashësisë ose madje edhe të diabetit të tipit 2, kanë treguar rezultatet e studimeve të cilat i kanë bërë studiuesit e Universitetit në Australinë e Jugut.

Kjo ka të bëjë me njerëzit të cilët, për shkak të punës zyrtare, janë të detyruar të flenë vetëm 4 -5 orë në ditë. Te rastet e këtilla ndodh çrregullimi i metabolizmit të sheqerit, për ç’arsye regjistrohet edhe niveli i lartë i glukozës.

Te studiuesit është vërejtur edhe zvogëlimi i tolerancës në glukozë pas shujtës së mëngjesit, gjë e cila tregon se ushqimi i përdorur në atë kohë të ditës e ka shkaktuar rezistencën e insulinës.

Insulina është hormon i cili e rregullon baraspeshën e yndyrës dhe nëse vlerat e tij te rastet e pagjumësisë kronike mbeten të rritura, organizmi energjinë do ta shtresojë në vend që ta harxhojë. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori