LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e gjumit dhe hipertensioni

Mungesa e gjumit dhe hipertensioni

Personat të cilët flenë një orë më pak sesa rekomandimi ditor (personave të rritur u rekomandohet të flenë shtatë deri nëntë orë brenda 24 orëve) janë të rrezikuar për 37% që të kenë probleme me shtypjen e rritur të gjakut, paralajmërojnë shkencëtarët amerikanë.

Studimi pesëvjeçar i realizuar nga Universiteti i Chicagos, në të cilin janë përfshirë 578 pjesëmarrës me moshë mesatare 40 vjeç, ka treguar se shkurtimi i kohës së gjumit është i lidhur me rritjen gjithnjë më të madhe të rrezikut për hipertension.

Nga ana tjetër studimet e realizuara te fëmijët, kanë treguar se mungesa e gjumit është e lidhur me prirjen më të madhe për mbipeshë dhe depresion në jetën e mëvonshme.

Ndërsa personat e moshuar të cilët flenë pak janë të rrezikuar nga rrëzimi.


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Fruktoza e tepërt, rrezik për shëndetin e zemrës

Fruktoza e tepërt, rrezik për shëndetin e zemrës

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori