LAJMI I FUNDIT:

MSH zbaton masat preventive ndaj gripit A/H1N1

MSH zbaton masat preventive ndaj gripit A/H1N1

Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me institucionet e tjera përgjegjëse, po vazhdon me implementimin e masave parandaluese kundër gripit të ri pandemik A/H1N1 dhe gripit sezonal.

Ministria vlerëson se shtimi i rasteve të reja si të gripit sezonal, si edhe të gripit nga virusi A/H1N1, ka qenë e parashikuar për sezonin vjeshtor-dimëror, prandaj u bën sërish thirrje qytetarëve që të tregohen vigjilentë dhe të lajmërohen menjëherë te mjeku familjar, sapo të vërejnë shenja të dyshimta të gripit. Vonesat në paraqitje te mjeku me kohë e bëjnë diskutabil mjekimin e drejtë të infektuarve.

MSH vlerëson se situata është nën kontroll, por qytetarët kanë nevojë të tregojë kujdes të shtuar dhe pjekuri në zbatimin e masave, të cilat institucionet po i ndërmarrin dhe rekomandojnë me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës.

Ministria ka siguruar doza të mjaftuara për këtë fazë të medikamentit Tamiflu, i cili rekomandohet të jepet ekskluzivisht me përshkrim të infektologëve, derisa ka krijuar kushte që edhe institucionet private shëndetësore të kenë mundësi që sipas protokolleve të mjekimit, të japin këtë ilaç dhe vaksinat kundër gripit.


Duke pasur për synim mbrojtjen e popullatës dhe ngritjen e nivelit të imunizimit, Ministria e Shëndetësisë ka rritur edhe numrin e vaksinave kundër gripit sezonal.

Sipas raportit të ditës së sotme të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në Kosovë janë evidentuar deri tash 221 raste të dyshimta me Gripin A H1N1, prej të cilave pozitive kanë rezultuar 68 raste. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori