LAJMI I FUNDIT:

MSh rekomandon shmangien e udhëtimeve në vendet me Coronavirus 

MSh rekomandon shmangien e udhëtimeve në vendet me Coronavirus 

Ministria e Shëndetësisë, me qëllim të rritjes së vigjilencës ndaj Coronavirusit, u bën thirrje qytetarëve të vendit që t’i shtyjnë apo t’i evitojnë udhëtimet e planifikuara brenda dhe jashtë vendit, në veçanti në shtetet ku ka raste të konfirmuara të Coronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë rekomandon po ashtu shmangien e udhëtimeve edhe në shtetet fqinje,  Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi dhe Serbi, të shmangin grumbullimin në hapësira të mbipopulluara dhe t’u kushtojnë rëndësi masave të përgjithshme të higjienës, si parakusht themelor për parandalimin e Coronavirusit.

“Ministria do të ju informojë në vazhdimësi për masat e ndërmarra kundër Coronavirusit dhe ju bën thirrje mediave dhe qytetarëve, që informatat për situatën epidemiologjike rreth Coronavirsuit t’i marrin drejtpërdrejt nga institucionet dhe burimet zyrtare”, thuhet në reagim. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori