LAJMI I FUNDIT:

MSH dhe OBSH mbajnë nesër trajnimin për Gripin A H1N1

MSH dhe OBSH mbajnë nesër trajnimin për Gripin A H1N1

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë organizojnë të hënën një trajnim në Prishtinë për mjekët familjarë, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale për ballafaqim me rastet e Gripit A H1N1.

Do të jenë profesionistët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP), ata që do të bëjnë disa prezantime profesionale gjatë ditës së nesërme, ndërsa në rolin e fascilitatorit dhe implementuesit të këtij projekti do të jetë Asociacioni i Mjekëve Familjarë të Kosovës (AMFK).

Në kuadër të këtij trajnimi që do të sponsorizohet nga OBSH, do të trajtohen çështjet e përgjithshme që kanë të bëjnë me Influenza A (H1N1), siç janë diagnostikimi i rasteve, menaxhimi klinik i tyre, komunikimi, legjislacioni, intervenimet jo farmaceutike, çështjet etike në trajtimin e rasteve të Gripit A H1N1 dhe tema të tjera, ndërsa pjesëmarrës në të, do të jenë epidemiologë, mikrobiologë, infektologë dhe ekspertë të tjerë të fushave të shëndetësisë publike.

Trajnimi do t’u dedikohet kryesisht mjekëve familjarë dhe ai do të shkojë në dy nivele: I pari ka të bëjë me trajnimin e 36 trajnerëve nga mjekët familjarë, ndërsa niveli i dytë -përcjellja e praktikave të fituara nga këta trajnerë te mjekët e tjerë familjarë të Kosovës.


Pas përfundimit të këtij trajnimi, në 8 qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kosovë, do të organizohen nga dy trajnime të tjera , ndërsa synimi është që në vijim të trajnohen shumica e mjekëve familjarë të Kosovës, të cilët faktikisht janë vija e parë e profesionistëve që ballafaqohen me detektimin e rasteve të Gripit A H1N1.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori