LAJMI I FUNDIT:

MSH apelon për respektim të masave kundër gripit

MSH apelon për respektim të masave kundër gripit

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës u bën thirrje qytetarëve të vendit prindërve, mësimdhënësve, studentëve, nxënësve dhe kategorive të tjera, që të jenë të vëmendshëm dhe të respektojnë masat parandaluese kundër gripit, përfshirë këtu gripin sezonal dhe gripin e ri A/H1N1.

Duke qenë se është sezoni kur rastet e gripit sezonal shënojnë ngritje, sikur që mund të pritet të ketë edhe raste të tjera të gripit A H1N1, ministria e Shëndetësisë konsideron se masat parandaluese janë të thjeshta dhe ato mund të zbatohen nga secili.

Ministria e Shëndetësisë i ka ndërmarra të gjitha masat që janë rekomanduar nga ana e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), për menaxhimin e pandemisë së gripit A/H1N1, ndërsa me qëllim të përballimit edhe të rasteve të gripit sezonal, MSH ka ngritur gjatë këtij viti numrin e vaksinave, të cilat po shpërndahen përmes qendrave të mjekësisë familjare te qytetarët e vendit.

OBSH u ka dhënë prioritet disa vendeve në zhvillim në marrjen e një sasie falas të vaksinave kundër gripit A/H1N1 dhe në këtë aspekt, një kontingjent i këtyre vaksinave që u dedikohen këtyre vendeve, pritet që në dhjetor të shpërndahen edhe në Kosovë, ndërkohë që MSH do t’i ndjek të gjitha procedurat e kërkuara, që të blihet pjesa tjetër e vaksinave sipas planifikimeve të mëhershme dhe rekomandimeve të OBSH-së.


MSH rikujton ndërkaq, se vendi posedon sasi të konsideruara të medikamentit Tamiflu, i cili mund të përdoret për trajtimin klinik të rasteve të reja eventuale të gripit A/H1N1.

Në ndërkohë, në Kosovë do të vazhdojnë aktivitetet parandaluese ndaj gripit A/H1N1, derisa Ministria i porosit qytetarët e vendit që të jenë të kujdesshëm dhe të zbatojnë disa këshilla praktike, por të cilat shpëtojnë jetë.

Lajmërimi i menjëhershëm të mjeku më i afërt në momentin e paraqitjes së simptomave të para të dyshimta, pastrimi i rregullt i duarve me sapun, largimi nga ambientet shumë të frekuentuara dhe të mbyllura, shmangia e kontakteve me njerëzit që kanë shenja gripi, mbulimi i gojës dhe hundës në rastet kur teshtihet, mbajtja e higjienës në shkolla, institucione e shtëpi, etj, janë disa nga masat e thjeshta, por me të cilat qytetarët mbrojnë veten dhe të tjerët. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Fruktoza e tepërt, rrezik për shëndetin e zemrës

Fruktoza e tepërt, rrezik për shëndetin e zemrës

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori