LAJMI I FUNDIT:

MPPS: Dënojmë çdo akt dhune ndaj punonjësve në qendrat për punë sociale dhe ndërmerr masa për sigurimin e mbrojtjes së tyre

MPPS: Dënojmë çdo akt dhune ndaj punonjësve në qendrat për punë sociale dhe ndërmerr masa për sigurimin e mbrojtjes së tyre

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe e të Rinjve përmes një kumtese dënon çdo akt sjelljeje të dhunshme apo çdo formë tjetër sjelljeje që rrezikon gjendjen fizike dhe psikike të punonjësve në qendrat e punës sociale.

Prokuroria e Prilepit kërkon paraburgim për të dyshuarin, i cili ka shtënë në Qendrën për Punë Sociale
Lexo po ashtu Prokuroria e Prilepit kërkon paraburgim për të dyshuarin, i cili ka shtënë në Qendrën për Punë Sociale

“Duke marrë parasysh ndjeshmërinë e detyrave të punës të punonjësve në qendrat për punë sociale, të cilët janë të ekspozuar ndaj rrezikut për shëndetin dhe jetën e tyre në baza ditore, dhe për t’i mbrojtur ata, ministria edhe para ngjarjes fatkeqe në Qendrën për Punë Sociale në Prilep, filloi procedurën për sigurimin fizik të të gjitha qendrave dhe institucioneve publike për mbrojtje sociale në nivel shtetëror. Kjo procedurë është në fazën përfundimtare, që do të thotë se shpallja publike për prokurim publik do të publikohet së shpejti.

Si Ministri apelojmë tek të gjitha institucionet që të ndërmarrin veprime me kohë dhe efikase në kuadër të kompetencave të tyre, me qëllim që të garantojnë sigurinë në vendet e punës të të gjithë punonjësve.


Ministria shpreh keqardhjen për ngjarjen fatkeqe në Qendrën për punë sociale në Prilep dhe punonjëses së lënduar i uron shërim të shpejtë. Njëkohësisht shpreh bindjen se gjithçka që është në kompetencë të ministrisë është duke u ndërmarrë dhe do të vazhdojë të jetë e tillë edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e MPPS./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rashiq regjistrohet si deputet: Nuk jam optimist që qeveria votohet nesër, mund të ndodh ndonjë ngërç politik

Rashiq regjistrohet si deputet: Nuk jam optimist që qeveria votohet nesër, mund të ndodh ndonjë ngërç politik

Lajme
Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në

Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në "kryeqytetin e Ballkanit" kanë ndryshuar

Lajme
Kur planifikohet të ndërtohet flota ajrore e FSK-së?

Kur planifikohet të ndërtohet flota ajrore e FSK-së?

Siguri
Pas zgjedhjeve nesër fillon punën Kuvendi i Kosovës , këta janë 120 deputetët e rinj

Pas zgjedhjeve nesër fillon punën Kuvendi i Kosovës , këta janë 120 deputetët e rinj

Lajme
Presidentja e ashpër me Qeverinë: E refuzuan heqjen e taksës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë taksën zero

Presidentja e ashpër me Qeverinë: E refuzuan heqjen e taksës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë taksën zero

Lajme
Gërvalla takon Kallas: Koha për vendime të guximshme që përfshijnë Kosovën në BE

Gërvalla takon Kallas: Koha për vendime të guximshme që përfshijnë Kosovën në BE

Lajme
Kalo në kategori