LAJMI I FUNDIT:

MPJ konfirmon vdekjen e dy shtetasve të Maqedonisë në Serbi

MPJ konfirmon vdekjen e dy shtetasve të Maqedonisë në Serbi

Ministria e Punëve të Jashtme sot njofton se ka marr konfirmim nëpërmes telefonit nga policia e Jagodinës në Serbi, se në një fatkeqësi në komunikacion në rrugën Beograd-Nish, në mes të vdekurve ndodhen edhe dy shtetas të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në aksidentin zinxhiror kanë humbur jetën shtatë persona, nga të cilët pesë shtetas të Serbisë dhe dy shtetas të Maqedonisë.

Në fatkeqësinë në komunikacion, sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, janë lënduar 27 persona të cilët janë dërguar në spitalin e Jagodinës dhe Quprija.


Dy shtetas të Maqedonisë në mesin e personave të ndjerë në aksidentin zinxhiror në Serbi
Lexo po ashtu Dy shtetas të Maqedonisë në mesin e personave të ndjerë në aksidentin zinxhiror në Serbi

Në aksidentin në komunikacion kanë marr pjesë 33 vetura. Shkaku për këtë fatkeqësi janë mjegullat e dendura./Telegrafi/