LAJMI I FUNDIT:

MPB: Numri i vjedhjeve dhe grabitjeve në Shkup është ulur

MPB: Numri i vjedhjeve dhe grabitjeve në Shkup është ulur

Ministria e Punëve të Brendshme nëpërmjet një njoftimi i demanton në mënyrë të ashpër, siç thonë, gënjeshtrat, që i thotë partia politike OBRM-PDUKM duke cekur se numri i vjedhjeve dhe grabitjeve në kryeqytet dhe në Maqedoni është ulur.

“E njoftojmë publikun se numri i vjedhjeve dhe grabitjeve në Shkup është ulur. Për këtë dëshmojnë numrat zyrtar, që shihet se nuk janë të rëndësishme për ata që kanë për qëllim ta përgënjeshtrojnë opinionin”, thonë nga MPB, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas MPB-së, faktet thonë se në vitin 2019 në Shkup është evidentuar ulje e rëndësishme e numrit të vjedhjeve të rënda dhe se përpunimi i statistikave për vitin 2018 për punën e MPB-së do të publikohet në web-faqen e MPB-së.


“Për punën e MPB-së dëshmohet edhe në anketat e qytetarëve, ku 75% e qytetarëve deklarohen se ndihen të sigurt”, thuhet në fund të reagimit të MPB-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përleshja masive në Emshir, shtatë të arrestuar – sulmuan katër persona, në mesin e të cilëve edhe një grua

Përleshja masive në Emshir, shtatë të arrestuar – sulmuan katër persona, në mesin e të cilëve edhe një grua

Kronika e Zezë
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët

Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët

Politikë
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës

Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës

Lajme
Valtonen: Finlanda dhe Kosova kanë një lidhje të fortë, mbështesim integrimin euroatlantik të Kosovës

Valtonen: Finlanda dhe Kosova kanë një lidhje të fortë, mbështesim integrimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Largimi i masave ndaj Kosovës, BE: Nuk ka asgjë të re, diskutimet vazhdojnë në Këshill

Largimi i masave ndaj Kosovës, BE: Nuk ka asgjë të re, diskutimet vazhdojnë në Këshill

Lajme
Ambasadori Hill: SHBA-ja nuk i miraton as nuk i koordinon veprimet e Prishtinës

Ambasadori Hill: SHBA-ja nuk i miraton as nuk i koordinon veprimet e Prishtinës

Lajme
Kalo në kategori