LAJMI I FUNDIT:

MPB me masa disiplinore ndaj 59 punëtorëve të saj

MPB me masa disiplinore ndaj 59 punëtorëve të saj

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Maqedonisë ka kryer hetime të brendshme të punonjësve të saj, me ç'rast ka lëshuar 59 procedura disiplinore, njofton Telegrafi.

Hetimet janë kryer në muajin dhjetor të vitit të kaluar kurse vendimet për procedura disiplinore janë lëshuar për po aq të punësuar, pra 59. Këto procedura janë lëshuar pasi që MPB ka arritur të gjejë shkelje gjatë punës së të punësuarve.

Duke iu referuar njoftimit të MPB-së, 46 prej tyre kanë marrë dënim me para, 5 prej tyre kanë marrë vëretje me shkrim, 4 prej tyre ndalim procedural, 2 janë zhvendosur, kurse dy të tjerë janë larguar nga puna./Telegrafi/