LAJMI I FUNDIT:

MPB lëshon udhëzim administrativ lidhur me mjetet piroteknike

MPB lëshon udhëzim administrativ lidhur me mjetet piroteknike

Një udhëzim administrativ i nxjerr nga Ministria e Punëve të Brendshme, nuk jep shumë shpresa se shitja dhe përdorimi i mjeteve piroteknike do të jetë tërësisht nën kontroll këtë fund vit.

Sipas udhëzimit administrativ 26/2008 shitja e fishekzjarrëve të të gjitha kategorive, ku efekti kryesor është krisma, është lejuar nga data 19 dhjetor deri më 31 dhjetor, ndërsa përdorimi i tyre është i lejuar nga data 26 dhjetor deri me datën 2 janar.

Sipas udhëzimit të drejtën për shitjen e produkteve piroteknike e kanë vetëm personat e licencuar sipas ligjit, ndërsa të drejtën për blerje dhe shitje vetëm personat mbi moshën 18 vjeç. /rtk/